Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Lulzim Basha se bankat e nivelit të dytë nuk duhet të japin para për konçesionet e kushtueshme, pasi në të vërtetë u shërbejnë si skemë pastrimi parash të të ardhurave nga trafiqet e paligjshme.
Në daljen e tij para mediave, Sejko shtoi se bankat kanë shtrënguar masat për përballimin e riskut ndërsa për sa i përket pastrimit të parave, kreu i Bankës së Shqipërisë theksoi se banka qendrore dhe bankat e nivelit të dytë kanë ngritur mekanizma për parandalimin e hyrjes së parave të paligjshme.
Sejko shtoi se për sa kohë këto projekte PPP nuk janë të dëmshme, ato mund të financohen pa problem.
“E kemi theksuar dhe do e ripërsëris qëndrimin e bankave ndaj riskut të kredisë. Letra e zotit Basha kishte të bënte me riskun e kredisë lidhur me projektet PPP. Bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës së 2008 dhe kjo ka ndikuar dhe në kreditimin e ekonomisë”, tha Sejko.
“Kreditimi i PPP janë të kushtëzuara nga kriteret dhe këto janë në fokus të bankave të nivelit të dytë. Ne si bankë qendrore kemi hartuar rregulloret tona për kriteret e riskut, njëkohësisht dhe bankat kanë kriteret e tyre.
Nëse projektet plotësojnë kushtet, do të jenë të financueshëm. Këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe një bankë nuk mund t’i mbështesë e vetme, çka do të kërkonte bashkimin në një sindikatë të bankave. Kjo do të kërkonte komitete të përbashkëta.
Këto projekte janë potencial biznesi për bankat që ato po i shohin. Ne si BSH jemi të kujdesshëm që të shohim që të ruhet kreditimi me cilësi dhe do donim të kishim një rritje cilësore të kreditimit. Risku i dytë ka të bëjë me riskun e pastrimit të parasë.
BSH gjithashtu si institucion mbikëqyrës ka ndërtuar kuadrin rregullativ për menaxhimin e këtij risku, po edhe vetë bankat kanë filtra dhe kritere strikte për të parandaluar pastrimin e parasë. Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira.
Nuk kemi indicie që banka të caktuara kanë ekspozim për këtë risk. Këtu i referohem edhe raportit të Moneyval që sistemi banka u vlerësua më lart”, tha me tej ai.
Guvernatori theksoi se “bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi shqetësime konkrete apo indicie. Edhe raporti i KE-së për Shqipërinë vlerësoi sistemin bankar në nivelin më të lartë.
Sistemi bankar u vlerësua më shumë se çdo institucion në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë se ne do të flemë gjumë. Si për riskun e kredisë dhe pastrimit të parasë bankat kanë instrumentet e nevojshme për të kontrolluar këtë risk”.
Ky qen zgjebarak i Berishes bene te pamunduren per te perhapur konfuzion dhe anarki duke ulur figuren e shqiperise jashte, por mos harroje se si padroni i tij jane bere figurat me negative dhe neveriteshme qe kane patur shqipetaret ne politike.