Rama: Bashkëqeverisja, për ata që kanë ngecur në labirintet e administratës

2 Tetor 2019, 12:48Politika TEMA

“Platforma e bashkëqeverisjes është sprovuar tanimë si një instrument efikas për t’i ardhur në ndihmë, për të asistuar dhe mbështetur çdo qytetar që ngec në labirintet e administratës”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në prezantimin e koordinatorëve të bashkëqeverisjes për biznesin.

“Numri mesatar i 1 mijë çështjeve që nga larg duken mikroskopike, por që përbën një hall real për atë që e ka hallin e vetë, flet për efikasitetin e jashtëzakonshëm të këtij instrumenti. Shumëkush, gabimisht mendon se platforma e bashkëqeverisjes është një institucion paralel, apo është një tregues i mosfunksionimit të shtetit, apo se është një rrugë e shkurtër për të anashkaluar faktin se administrata nuk funksionon u them se është e kundërta”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “platforma e bashkëqeverisjes është një institucion që sot ka një formë të re në kohën e re që jetojmë, por që ka qenë, është dhe do të jetë për sa kohë ekziston shteti”.

“Në çdo shtet, ekziston institucioni i marrëdhënieve me qytetarin dhe ankesat e qytetarëve. Nëse do të ishte si gabimisht cinikët e gjykojnë platformën, atëhere nuk do të kishte një nga shtetet më të strukturuara të botës, SHBA, miliona letra ankesash që qytetarët, kompanitë, komunitetet i çojnë senatit dhe Kongresit Amerikan, Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Presidentit të SHBA-së”, tha Rama.

Asnjë shtet, sipas tij “nuk e ka arritur perfeksionimin e funksionimit që t’i bëjë të panevojshme ankesat dhe rrugën e komunikimit me një instancë më lartë”.

“Është shumë e rëndësishme dhe është patjetër shumë fisnike që të ndërhysh për të zgjidhur problemin e rillogaritjes së pensionit. Është shumë fisnike dhe e rëndësishme të ndërhysh për të zgjidhur problemi e llogaritjes së padrejtë të një fature energjie. Është  shumë e rëndësishme dhe fisnike për të zgjidhur një ngërç për çështjen e një legalizimi, hipotekimi apo të një dokumenti që i duhet një individi apo familje”, shtoi Rama.

1 komente në “Rama: Bashkëqeverisja, për ata që kanë ngecur në labirintet e administratës”

  1. Trump says:

    Teater I permasave boterore e apokaliptike ne Shqiperi.Mjere ata qe I genjen mendja se ne Shqiperi ka zgjedhje te parakohshme ndonje here.Ketu do kete gjithmone transferim pushteti me pazar dhe kurre ndryshim thelbesor me vote.Elita e tranzicionit nuk lrshon pushtet e pasuri te vena ne kohen e rrumpalle tranzicionit dhe pse kane vjedhur dhe leket e bukes te qytetareve.Zoti ndoshta urdheron shba e te ndodhe ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje