Teksa na ndajnë shumë pak kohë nga ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Krimet e Rënda kanë hapur dje letrat për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gati një vit më parë, Izet Haxhia dorëzoi një padi kundër ish-kryeministrit Berisha, duke e akuzuar atë për plot 23 vepra të rënda penale.
Ditën e djeshme Haxhia është thirrur në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u marrë në pyetje mbi kallëzimin në fjalë.
Ai ishte i vetëm përballë prokurorëve, ku ka dhënë mbi 5 orë argumentet e tij, shoqëruar me dokumente dhe prova mbi krimet e predispozuara të kryera nga Sali Berisha.
Haxhia mwsohet do të thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar edhe sot dhe nesër.
Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën?
Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte ish-kryeministri në fund të pushtetit të parë.
Haxhia shprehet se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër.
Ish-truproja i Berishës e akuzon këtë të fundit edhe se qëndron të akuzës për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë.
Gjithashtu, Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha përmes SHIK-ut, nën drejtimin e Bashkim Gazidedes.
Më tej, në padi Haxhia shprehet se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të armëve, si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit.
Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë.
Po ashtu, në padi Haxhia akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1,000,000 euro për ta eliminuar atë në mërgim.
Ndërkaq, një tjetër ngjarje e rëndë për të cilën Haxhia akuzon Berishën se është përgjegjës, janë për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës, sikundër ishte vrasja në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.
Avokati i Haxhias, Idajet Beqiri, shprehet se Berisha do merret si dëshmitar në gjyq.
“Sali Berisha me dëshirën, vullnetin dhe mbase me keqdashësinë e tij na i ka lehtësuar maksimalisht procedurat. Sali Berisha, i cili për të keqen e këtij vendi vazhdon të komandojë një opozitë rrugaçe, pa ide dhe pa asnjë vizion politik, është nismëtari i dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës në fillimin e këtij viti. Bëri një autogol të madh.
Ai tashmë është një qytetar i zakonshëm dhe pa asnjë lloj imuniteti dhe i ka lehtësuar të gjitha procedurat për ta marrë të pandehur në çdo kohë. Nuk ka nevojë tashmë që Prokuroria e Përgjithshme të kërkojë heqjen e imunitetit të tij.
Atij do t’i mbërrijë së shpejti fletë-thirrja dhe ai do të paraqitet si Çeçua në sallën e gjyqit. Aty, pas deponimeve që do të japë, ka shumë të ngjarë të merret i pandehur dhe t’i hidhen prangat për të përfunduar si i pandehur pas hekurave si i pandehur.
Ky do të jetë dhe fillimi i punës për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila ndonëse nuk është formësuar, ka filluar të funksionojë. Ai që po merr në pyetje Izet Haxhinë është një nga hetuesit më të mirë që është pikëtuar të jetë në BKH, ndaj edhe ky fakt është shumë i rëndësishëm për të konfirmuar se SPAK po fillon të funksionojë”, shprehet Beqiri.
Kujdes Izet, se me shume po shqeteson Ramen se Berishen me spiunlliqet e tua dhe tradhtine e nje tipiku maloq.
–
Ti po te ishe patriot dhe shqiptar qe mendoje per Shqiperine kishe vepruar me pare po te pelqeu PARAJSA KRIMINALE QE te ofroi pushteti i Berishes.
Po mor kalec po. Esht tu e rrujt shum Rama. Sidomos tashi qe ka Amerike e BE pas vetes. Po ti sido qe te jete, ti mbaj shkumen e briskun gati
Kolec! Bjeri defit dhe fyellit me nje vrim se po te degjojne te gjithe.Pika qe nuk te ra.Rama as e tremb qimen fare.Per inatin tend,Berisha do shkoi ne burg.Dhe ti mund te fillosh qysh tani te derdhesh lotet e tua hipokrite.
O Zagali,Jo Kolec por kalec. Kalec dega qe do te thote se dikur spiunave,atyre qe te ndiqnin nga prapa i thoshin kalec ndersa dega eshte dega e puneve te brendeshme por Kaleci yne i Deges dhe i Temes eshte pesonazh i njohur per mbeshtetjen pa rezerva ndaj ish rregjimit kriminal te Sali Berishes dhe nuk i pelqen qe drejtesia po afron per te. Izeti vertet ka qene huligan ne kohen e Berishes dhe normal qe ka perfituar por Ai e di me mire se kush qe Berisha te gjithe njerzit qe i ka mbajtur afer apo ata qe i kane sherbyer i ka eleminuar apo zhdukur keshtu qe duke pare situaten ne te cilen Izeti ndodhej ka bere zgjedhjen me te mire per te demaskuar dhe goditur nje kriminel me damke si BERISHA. Kaq beson se i mjafton edhe Kalecit te Deges se puneve te kota.
Ti Kalec Sala dhe Izeti i perkisni te njejtit gjak. Gjak maloku. Rama ka tjeter gjak!
C’po thue Kolec Dega? ? Pusheti i Berishes ofronte PARAJSA KRIMINALE? PSe ca ishte Berisha? Noriega i Ballkanit? ?
projektuesi i te gjithe te keqiave ne SHqiperieshte ky derdiment .ligji te veproje shpejte.
…..”na ndajne shume pak kohe nga ngritja e prokurorise se posacme” thote gazetari………..! Sa eshte shume pak kohe se ka 3 vjet qe po na plasin me kete SPAK dhe asnje rezultat. Perdoret prej 3 vitesh vetem termi “do te” pra thjesht premtim. U tha do te krijohej ne qershor hde nuk u be. Pastaj u tha do te krijohej ne shtator e nuk u be. Tani jemi ne tetor por edhe ky muaj ka filluar te rreshqase dhe asgje nuk po duket. Vetem mashtrime, triblime dhe hi syve.
Kolec Dega….
Dëgjoje dhe popullin kur thotë : MË MIRË VONË SE KURRRRRR…….
Të paktën Izeti e dëgjoj ,kurse ti ,të ka ka ngelur ora te Sali Bërishaaaaa…..
Lerini folklorizmat o tranguj shqiptare,kur ka bere gjithe keto te zeza kur ka vrare e ka dashur te vrase keta te fundit a kane familje a jane meshkuj vete.,Po vriteni o ju qifsha robt o dhjeranike
meqe je patriot pse nuk shkon ti ta vrasesh po shtyn te tjere more bythgrisur?
Hajde me kembe te mbare Byroja Kombetare, rrofte Shqiperia me hapjen e negociatave ne Europe, kriminelat ne burg
Gjithe populli po rri me shprese se do te clirohet vendi nga kucedra e vicidolit.
Ti nuk di c’eshte folklori, or Patriot. Ajo qe thua ti eshte folklorike Jo respektimi shtetit ligjor. Berishen e rras ligji brenda, denohet, I meret pasuria dhe behet mesim per te gjithe horrat.
Berisha nuk eshte vetem, keshtu qe se rruan. Gjith ajo dashuri e mones dhe metes per salushin, ka kurban brenda, keshtu qe sala i drejtohet meres, o ty dy, o asnje. Prandaj dhe mona e meta here mire e here keq me ramen, per tja hedhur si gjithmone, meta thote per te miren e kombit dhe stabilitetin ne rrajon, mona thote per te miren e femijeve tane, e çnuk degjon ne emer te demokracise munguar dhe as ka per te ardhur ndonje here me keto personazhe qe te vrasin naten e diten te bejne hero.
Lol, I eti cdo jave shton nje “ target” te doktorit.
ne shqiperi nuk ka drejtesi sepse berisha ka dale dhe ne televizor per shume gjera qe thote izet haxhia dhe vertetohet e duhet denohet
Kolec-muti…..,keshilltar i kopilit te karaxhicit