Hyrja e Air Albania, që e ka çuar në katër numrin e operatorëve që ofrojnë fluturime drejt Italisë, ka ndikuar në uljen e çmimeve të biletave të avionëve drejt destinacionit më të frekuentuar nga shqiptarët. Një biletë vajtje-ardhje mund të gjesh nëse e prenoton një muaj përpara edhe më pak se 100 euro.
Sipas një kërkimi në faqet përkatëse të internetit, drejt tre destinacioneve që ka më shumë fluturime, Roma, Milano e Bolonja, nëse prenoton sot për një biletë vajtje-ardhje rreth datave 4 dhe 7 nëntor, mund të besh bileta dhe me 90 euro.
Destinalcioni më i lirë është Bolonja, që me Air Albania kushton 88.6 euro (vajtje-ardhje). Me Fly Ernest, Bolonja është 107 Euro dhe me Blue Panorama, gati 122 euro.
Drejt Romës, më e lira është Fly Ernest, me gati 92 euro. Me Air Albania, kryeqyteti është i arritshëm për 99 euro. Më të shtrenjta janë AlItalia dhe Blue Panorama/Alba Wings me rreth 130 euro.
Për më Milano, biletat luhaten mes 107 dhe 100 euro, vajtje-ardhje për të njëjtat data.
Air Albania filloi nga 30 shtatori fluturimet direkte drejt tre destinacioneve, Romë, Milano, Bolonja. Teksa ka çmime të krahasueshme, Air Albania ka të përfshira në çmim dhe ushqimin dhe bagazhin (30 kg).
Italia, destinacioni kryesor i fluturimeve
Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga Shqipëria. Në total, gjatë vitit 2018, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA), pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.56 milionë, ose 59% e totalit.
Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 329 mijë pasagjerë në 2018-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.
Destinacioni i dytë është Milano, me 283 mijë pasagjerë, me rritje 6% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo (që është afër Milanos), me 143 mijë pasagjerë (rritje 15%).
Më pas renditen vero (142 mijë), Bolonja (140 mijë), Piza (138 mijë), Venecia (94 mijë).
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil (ACA), në muajin qershor, Alba Wing dhe Blue panorama zotëronin së bashku 22% të tregut të fluturimeve, Ernest Airlines 16%, AlItalia kishte 7% të tregut. Të gjithë operatorët drejt Italisë zunë 45% të totalit. Pesha e Italisë ka ardhur në rënie, për shkak të zgjerimit të hartës së destinacioneve drejt shteteve të tjera, e nxitur dhe nga fluturimet charter nga shtete të tilla si Polonia, apo Norvegjia, që po sjellin turistë në Shqipëri. /monitor
Mire eshtete mos genjeni….ata we udhetojne jashte sezonit jane pak…ndaj cmimet bien….nderkohe me falimentimin e Adrias rriten cmimet per Europen veriore, Qendrore …….ne asnje vend Europian nuk jane cmimet e Shqiperise dhe faktori baze eshte aeroporti shtrenjtete cilin qeveria ja dhane Kinezeve me kuota o…nderkohe qe ne 2018 aeroporti I kalonte shtetit shqiptar sipas marreveshjes koncensionare….kuptohet nuk ka as deshire nga qeveria
Hahaha!Me ne fund na erdhi rradha dhe ne Shqipove!Bashkombas;tani bojkotoni sa te mundeni fluturimet me pipinot dhe do ta shihni sa do ti ulin akoma.Per vete prenotova me Migjenin,kurseva 123 €.Urime Air Albania.
Krye hajduti i qeverise ka paguar Meron (me parate tona) qe t’ja zbukuroje vjedhjen..
Eshte nje gje mire.Urime dhe suksese te metejsheme.
Ne fakt, duhet thene se opsioni me i lire per ne Milano eshte ai nepermjet EasyJet. Por ndoshta nuk u leverdis shume konkurrenteve ta permendin kete gje. Nga fundi i Nentorit fillojne dhe fluturimet nepermjet saj. Vec kesaj, duhet thene se AirAlbania pervecse ofron cmime relativisht te mira, jane te perfshira dhe bagazhet 20kg. Ne te gjitha kompanite e tjera, individet duhet te paguajne ekstra per kete gje.
Shpresojme qe te shtohen lidhjet dhe me qytete te tjera ku ka shqiptare ne Evrope.Gjithe ato para qe marrin kompanite e huaja nga shqiptaret nje mekat i madh.Vetem shqip shqip shqip.