Mazniku flet për faturat e hotelit në Spanjë: U kapën pas meje si i mbyturi pas fijes së kashtës

1 Tetor 2019, 19:34Politika TEMA

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha se do t’i përgjigjet akuzave të PD-së dhe lajmeve për faturat e paguara nga Fusha për të, vetëm përmes institucioneve të drejtësisë.

Në një intervistë për “News 24”, Mazniku u pyet lidhur me akuzat e selisë blu për shpenzimet e hotelit gjatë vizitës zyrtare në Spanjë.

“Besoj se kemi të bëjmë me ato raste kur një i mbytur tenton të kapet pas një fije kashte, për të krijuar mite rreth të pavërtetave”, tha ndër të tjera Mazniku.

Mazniku: Besoj që është gjëja më e duhur për të bërë, të gjithë baltës, fake neës dhe atyre që merren me gjobvënie, është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur përmes sistemit të drejtësisë dhe nëpërmjet të pasurit mundësi që ata që janë institucione respektove të kenë mundësi të bëjnë verifikimin, hetimin, të pasurit e transparencës për publikun. 

Sepse kemi krijuar për fat të keq një kulturë të gjatë në Shqipëri në të cilën njëra palë thotë një gjë tjetra palë thotë një gjë dhe njerëzit i llokoçisin në atë baltën që shpesh herë palët krijojnë. Unë kam zgjedhur që gjatë këtij procesi të mos futem në këtë baltëhedhje.

Gazetarja: Keni vendosur të mos jepni përgjigje për këtë çështje dhe të mos i përgjigjeni akuzave të PD?

Mazniku: Shpjegimet i kam dhënë në institucion, dje në prokurori, me dokumente, me fakte me informacione, duke patur mundësinë që nëpërmjet sistemit të drejtësisë të krijohet mekanizmi i transparencës.

Duke shkurajuar shpresoj unë që të bëjmë një debat “unë thashë, ai më tha”, por duke mbetur institucional dhe duke patur mundësinë që nëpërmjet fakteve provave ti vërtetojmë fillimisht sistemit të drejtësisë të vërtetën dhe më pas kushdo që është bërë pjesë e baltës e shpifjeve të mbajë përgjegjësi ligjore për pjesën e baltës, apo të pavërtetës momentin që e vërteta është e strukturuar.

Gazetarja: Është sulm ndaj jush apo se PD ra në disa fakte që vendosi ti bëjë publike?

Mazniku: Besoj se kemi të bëjmë me ato raste kur një i mbytur tenton të kapet pas një fije kashte, për të krijuar mite rreth të pavërtetave. Çdo njeri që bën një jetë publike në Shqipëri është vazhdimisht i atakuar në këtë logjik.

1 komente në “Mazniku flet për faturat e hotelit në Spanjë: U kapën pas meje si i mbyturi pas fijes së kashtës”

  1. Politikane kurva says:

    Ku je o zot, se 30 vjet po na pine gjakun. Zhduki keta hiena nga faqja e dheut se eshte genocid.
    Maznikun, Erion Bythen e shume te tjere.
    I vene gjoba hallexhinjve neper rruge , e lejojne betonjerat te parkojne ku i do qejfi.
    Te nderrojne sahatin e ujit pa te lajmeruar fare. Sepse duan te rrjepin popullin. Mund tju permend shume si keto.
    KANCERIN E KENI PAK, DHE MUNDESISHT SI FAMILJE.
    SEPSE NE FAMILJE KENI KUQEDRA JO NJEREZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje