SONDAZHI: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje PS do qeveriste e vetme me 52.9% të votave, PD e LSI në rënie (Grafikët)

1 Tetor 2019, 14:16Politika TEMA
SONDAZHI: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje PS do qeveriste e vetme me

Analisti Eduart Zaloshnja ka bërë publike mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ të dhënat e sondazhit  të fundit të ”Follow Business Albania”, mbi luhatjet e votave të tre partive kryesore në vend, PS, PD dhe LSI.

”Follow Business Albania” në sondazhin e publikuar jep të dhënat  edhe në % edhe në numër konkret votash se si kanë lëvizur tre partitë kryesore, duke dhënë shifrat për periudhën nga zgjedhjet e qershorit të 2017-ës, gushtit 2019 dhe shtatorit 2019.

Ajo që vihet re është se Partia Socialiste do të qeveriste e vetme edhe sikur zgjedhjet të zhvilloheshin në gusht apo në shtator.  PS, siç shihet në grafiqe, qëndron konstante në votat e saj në %.

Sipas sondazhit, sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje, pra në shtator, PS e vetme do të merrte mazhorancën për të qeverisur vetëm me 52.9%. Ndërkohë që PD merr 33.7% dhe LSI 5.4%.

Ajo që vihet re është se PD vazhdon njëlloj si LSI në rënie në shtator, ndërkohë që PS vazhdon të jetë konstante.

Më poshtë po ju sjellim të dhënat e sondazhit:

1 komente në “SONDAZHI: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje PS do qeveriste e vetme me 52.9% të votave, PD e LSI në rënie (Grafikët)”

  1. tropoja 126 says:

    grafiket e bythes grafiket e surrelit hahaa imagjinaten e pa pare e keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje