“Nuk ka forcë që lëkund Kinën”. Ky është mesazhi i presidentit Xi Jinping në fjalimin e mbajtur në sheshin “Tiananmen”, përpara se të ndiqte paradën ushtarake në 70-vjetorin e Republikës Popullore.
“Asnjë forcë nuk mund të trondisë shtetin e Kinës ose të ndalojë popullin dhe kombin kinez që të ecin përpara”, tha ai.
Xi vazhdoi duke thene se kinezët dhe grupet etnike “kanë arritur objektiva të mëdha që kanë mahnitur botën në 70 vitet e fundit, me përpjekje të bashkërenduara dhe një betejë të ashpër”.
“Ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj strategjisë së ribashkimit paqësor dhe një vendi me dy sisteme,” shtoi Xi Jinping, duke iu referuar çështjes së Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit.
“Ne do të bashkojmë të gjithë vendin dhe do të vazhdojmë të luftojmë për ribashkimin e tij.
Në rrugën që kemi përpara – shtoi ai – ne duhet të ruajmë parimet e “ribashkimit paqësor” dhe atë “një vend – dy sisteme”, duke pasur prosperitet dhe stabilitet të qëndrueshëm në Hong-Kong dhe Makao, duke promovuar zhvillimin paqësor të marrëdhënieve mes tyre”.
Pas fjalimit fillestar, presidenti shqyrtoi ushtarët dhe sistemet e armëve në sfilatën në Pekinin qendror.
I veshur me uniformën tipike maoiste, nga makina presidenciale, Xi ndoqi paradën ushtarake, e cila shpalosi armatime të rënda si Df-41, raketa balistike ndërkontinentale të afta për të transportuar deri në dhjetë raketa bërthamore dhe për t’u kthyer në një kërcënim të mundshëm për të gjithë territorin e SHBA-ve.
Ndër armët e tjera që u shfaqën paradën e mbajtur në qendër të Pekinit ishin edhe Df-58s dhe Df-17s, raketa supersonike, të cilat mund të fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtesia e zërit dhe shmangin identifikimin nga radarët.(TemA TV)
Amerikes i rrujn trapin keta pabuksa se i shtyp me kembe si milingona !
po ti ja ke marr ne goje amerikes qe e di
Po te jete keshtu , ti majmun do jeshe ne gjendje me te keqe , te eshte shqyer goja dhe suma nga 1000000000 e ca kineze , bile ke hapur dhe biznes familjar , ku puneson mamin tend , gruan dhe vajzen ….dhe prap ka mbiprodhim ………….
Beri gabim Enveri q eu prish me kinezet–Sa hajvan u tregua atehere Dulla,
Do ishim superfuqi ne Ballkan tani, nqs nuk do ishim prishur me Kinen
Me siguri qe ti duhesh te jeshe Tak Ngjala!Mos u perplasishin kurr se pasketaj s’do keshe mundesi te marresh veshe se kush ka fituar e kush ka humbur or komentues qe superfuqite i konsideron si ekipe futbolli!
Bravo Kina , me nxoret mallin e Shqiperise se dikureshme , qe rrugaceria me ndihmen e rrugaceve nderkombetare e shkaterruan ..!Popull shqiptar , lufto per te rimekembur vendin ..!
Nje mbrekulli e vertete.Parade fantastike.Ecja me nje hap rreshtor nje kohe dhe me stil te bukur,tregon pergatitjen shume te larte ushtarake.
Kina e madhe,po ecen shume perpara,sepse atje ka vetem nje parti,ka nje burr shteti Xi Jiping,( shtepia ka vetem nje baba) dhe jo si ne vendet e demokracise kapitaliste ku jane shume parti,shume “burra shteti”,shume baballar, qe njeri i bje gozhdes dhe tjetri patkoit.Neve ne Shqiperi me nje popullsi 3 miljon banore, kemi 120 parti,qe hane kokat me njeri tjetrin dhe te gjithe çojn nga nje pordhe dhe nuk i degjon njeri.Kina popullore do ecin akoma me shume,do jete superfuqija me madhe ne bote.Rrofte republika popullore e KINES.
nga kjo foto del se vetem shale po tregon. Apo e kishit fjalen per muskujt e bythkes
Mu ne byth e fusin ameriken kta pabuksat se kan 500 milion ushtar , sa esht amerika megjith qen e mace. Ishalla se ktu bythen amerika , ket thuj , hajt posht komunizmi qe kina po i shef hajrin. , nuk ikin te ter si ne si qent e zgjebosur jasht shtetit se nuk ka byth shteti te mbaj 2 milion njerez rroft kapitalizmi jon qe na ka qit ne “selamet”tu lyp rrugve te europes dhe therrasim amerika amerika .
Posht komunizmi kinez , rroft demokarcia jon qe la popullin si qent e kazaneve neper rruget e botes. Rrofshin kurvat drogmenet hajdutet kriminelet e mashtrusit e demokarcis ton , me ne krye kryekarin ton me tuta kom miu, na rrufsh koqet o popull ate qeveri meritoni , hajt posht komunizmi e gzu ramazonin.
Këta kanë ecur, por po të kishin dëgjuar shokun e lavdishëm Enver, kushedi sa përpara do kishin ecur. Ja shiko rezultatet e edukimit dhe ekonomisë tonë deri në fund të vitit 1990; ditën e parë që populli u la i lirë tek ne, mbushi vaporët dhe mori fushat e malet për ti bërë mutin një orë e më parë parajsës komuniste sipas modelit të shokut Enver dhe zbatuar besnikërisht nga langoi i gjahut Ramiz Alia . Sot të gjitha “arritjet” tona madhështore e kanë burimin tek edukimi komunist yni për 45vjet. Eh si do të kishin lulëzuar tek ne droga, prostitucioni, vjedhjet, korrupsioni e ku di unë, po të mos na kishte edukuar partia dhe shoku Enver. Na edukuan ata, pa sot jemi kaq larg dhe të pastër si qelqe nga këto vese të urryera borgjezo-revizioniste .Sot ne kemi një emër të madh në botë në saj të edukatës komuniste që na u dha dhe që u ngulit thellë në shpirtin tonë. Rroftë komunizmi ynë enverian, i provuar për gjysëm shekulli si burim i pashtershëm mirqënie dhe lumturie! Dhe të përpiqemi me mish e me shpirt ta sjellim prapë, nëse duam të mos kemi brekë në bythë dhe të hamë tre herë në ditë trahana.
Po hyri pluralizmi në Kinë plas lufta 3 botërore, po mall që janë komusista thuaj dhe se kanë mendjen për të pushtuar shtete të tjera. E kanë mendjen vetëm për të mbrojtur kufijtë e tyre.
Një nga gabimet që bëri Enveri dhe byroja politike ishte prishja e mardhenjeve me RPK. Kina kishte strategji që në ato vite dhe shikonte shumë larg, ajo donte të zhvillonte Rrugën e Mendafshit. Shqipërinë e donte për qendër logistic (magazinim dhe shpërndarje) të produkteve të saja. Atë që bëri që në vitet e para të krizës ekonomike në Greqi, nënshkroi kontratë me Greqinë dhe sot manaxhon portin detar me të madh Pireut, investon dhe ndërton platforma hekurudhore në rajonin e Aspropirgos dhe nga aty mallrat do të transportohen në të gjithë Europen. Ja pra çfarë humbëm se i me pa arsimuari nga ne do të punonte të paktën si puntor hekurudhë ose doker në port dhe do të ishin të gjithë ne shtëpitë e tyre dhe jo nëpër sokaket e botës.
80 milion anetare ka PK Kineze. Te gjithe horra, hajdute e te indoktrinuar. Kjo eshte forca e kesaj parade ushtarake.
FALEMINDERIT KINE !
– Me mire vone se kurre …
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje hap i rendesishem ne bashkepunimin e sprovuar midis dy vendeve mike: Shqiperise dhe Kines !
Kina e ka vertetuar me fakte te gjalla se eshte mik i Shqiperise dhe shqiptareve ne kohe teper teper te veshtira qe nga viti 1960 e deri sot !
Ne vitet 1960-1963 Shqiperia goditet nga nge thatesire e papare dhe populli shqiptar kercenohej seriozisht nga vdekje nga uría.
Franca, Italia … nuk pranuan ta furnizonin Shqiperine me grure e miser per te cilat qeveria shqiptare ofroi ta blinte me flori!
Udheheqja kineze me Mai Ce Dunin, Cu En Lain a Teng Hsiai Pinin urdheroi kthimin nga portet e saj te transoqeanikeve te vet me grure, miser e oriiz qe kishte blere ne Ameriken Latine e Afrike sepse edhe Kina kalonte thatesire te madhe dhe dergoi ne Shqiperi ne momentet me te veshtira per nje popull te tere!
Mbi 16 miliarde dollare investime dhe ndihma per Shqiperine nga viti 1960 e deri ne vitin 1976 ! 1 miliarde dollare ne vit +++ …..
Plus miliarda te tjere pajisje ushtarake e per mbrojtjen e Shqiperise pa fatura !
“ U miqesuat me Kinen kur duhet te prisheshit dhe u prishet me Kinen kur duhet te miqesoheshit edhe me shume…” I tha sy ne sy ish Presidenti i Meksikes, miliarderi Luis Echeverría Alvarez Ramiz Alise ne dreken e shtruar per te ne Pallatin e Brigadave ne Tirane.
Ramiz Alia mbeti si guak dhe me ze te mekur prej kurve ruse i thote Sofokli Lazrit ne konfidence “ Na e rrasi !”
– Ia kemi rrase vetes Ramiz, i pergjigjet Sofua.
U prishem nga miopia ideologjike e nje ideologu te deshtuar si Ramiz Alia e co. per mustaqet e Celos, per ngjyrat e maceve dhe Tri Botet, per 4 modernizimet… e gjeniut kinez Ten Hsiao Pin qe e beri Kinen nje súperfuqi boterore brenda 20 vjetesh !
Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani!
Miku i mire ne kohe te veshtire !
E Kina e ka deshmuar me fakte miqesine me Shqiperine si askush tjeter ne BOTE DERI SOT PA ASNJE INTERÉS!
Ndihmat e saj per Shqiperine per 16 vjet jane sa 5- 20 fishi i te gjitha ndihmave te te tjereve ne 27 vjet !
Dhe ishin ndihma te mirefillta per arsimim, specializim, zhvillim te bujqesise, te ekonomise, industrializim, mbrojtjen e Shqiperise per nevoja jetike te nje shteti e populli… jo per llogje Kavaje e konferenca bajate sikur shqiptaret te ishin analfabete ku me shume se gjysmat i marrin mesimdhenesit nen nivelin e degjuesve.
Shume prej objekteve industrialo- bujqesore si Azotiku, Superfosfati, Rafinerite e Ballshit, HEC- et e Fierzes, Komanit…. te ngritura ne Shqiperi, Kina nuk i kishte as per vete ne ate kohe. Ishin teknologji e larte italiane, suedeze…
Kina me buke e Qoftelargu e Banda e tij me gure derisa e cuan Shqiperine ne kuoten zero e shume nen zero, ne gremine e rrenim te plote.
E per cka !?
Tralala zura nje gale.
Shkurt e bukur- eshte veshtire te gjesh mjeshter si politikanet shqiptare te 100 vjeteve te fundit per te ecur me mbrapsht e kunder popullit e shtetit te vet ….
Ishalla nuk e lexon Elez Biberi kete koment se do me nxjerre me antiamerikan se kryetarin e Kines sot e pse jo edhe si agjent te socialimperializmit kinez si Enver Hoxha Beqir Ballukun, Abdyl Kellezin, Petro Dumen, Koco Theodhosin e co!?
Vetem per nje kronike me titull “ Mille Gracie Italia” ne nje gazete shqiptare ne vitet 90 Elezi me paraqiti jo vetem antiamerikan por edhe zedhenes te Partise Socialiste pa qene per asnje dite as anetar i saj ne nje liber me nivel fillorjeje te Shoshanit, fshatit tone te perbadhket te lindjes me titullin bombastik “ Rruga e thepisur e demokracise shqiptare “ diku nga viti 1998!
Faleminderit Kine !