Çështja e zgjerimit të BE, është diskutuar sërish në Forumin e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë forum ka qenë i pranishëm edhe deputeti i Bundestagut gjerman Christian Schmidt, i cili foli për ndryshimin e opinionit të grupit të CDU/CSU që nga qershori deri në shtator në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Ka qenë vota e shumicës dërrmuese të këtij grupi në Bundestag që i siguroi Shqipërisë nja “Po” me kushte nga ky shtet.
Sipas Schimdt, në qershor, pavarësisht qëndrimit të qeverise federale, grupi mund të kishte tendencën për një ‘ndarje’ të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vlerësimi në atë moment ishte i favorshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë nuk kishte disponim pozitiv dhe vendimmarrja për të mund të lihej për një moment të mëvonshëm.
Schimdt u shpreh: “Në vlerësimin tonë ndryshimi brenda grupit të CDU/CSU i dedikohet në radhë të parë impenjimit personal të Kancelares Merkel, e më tej kontakteve te ndërmarra nga vendi ynë deri në nivelet më të larta”.
DANKE MUTA!