Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas raportit të Komisionit të Venecias, që evidentoi se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit, si datë të zgjedhjeve vendore.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ ne Report TV , kreu i qeverisë thotë se tashëm i takon komisionit të posaçëm për të gjykuar.
“Nuk kam asnjë qëndrim për këtë sepse është një cështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencën për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkelje.
Në fund nuk do të jetë një qëndrim politik, por i formësuar mbi gjykimin e atyre që e dinë këtë punë më mirë se ne të dy.
Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet.
Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime.
Përgjigja ime është e thjeshtë dhe e qartë, është krijuar një komision i posaçëm që ka në përbërje të tij njerëz të ligjit dhe ata do të na bëjnë ne sugjerimin e tyre si parlament dhe ne do të marrim vendimin tonë.
Unë nuk kam asnjë minutë për tu marrë me fatin e Ilir Metës, pasi mbrëmë psh jam marrë me fatin e një djali që i mungonte një krevat special për sëmundjen e tij dhe nuk kishin trokitur në derën e autoritete. Jam i lumtur që djalin e kemi sjellë në Tirane.dhe tani po kthehet në shtëpi ku do të ketë edhe krevatin e krijuar posaçërisht për këtë sëmundje.
Kjo është shumë e rëndësishme se fati i Ilir Metës. Ilir Meta nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe uroj të mos ketë kurrë, për problemet e tjera të Ilir Metës nuk kam asnjë interes, fare.
Politika është e bukur sepse ju shërben njerëzve dhe behet e shëmtuar kur kthehet në një territor të okupuar nga njerëz që përplasen duke ja nxjerrë politiken nga hundët njerëzve. Unë, mbase me vonesë, por kam vendosur ta braktis këtë“, tha Rama.
Rama tregon se kur do të ikë nga politika: Ja kush vendos për mua
Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur mbrëmjen e djeshme duke thënë se “Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen në vitin 2021.”
I pyetur nga gazetari Denis Minga se kur do të largohej nga politika pasi zakonisht të gjithë kryeministrat qëndrojnë në politikë vetëm 2 mandate, Rama u shpreh se këtë e vendos vetëm ai dhe socialistët.
“Këtë nuk e vendos askush tjetër përveç meje dhe socialistëve. Këto të dyja e vendosin, askush tjetër.
Ambicia ime politike është shumë e thjeshtë. Çdo minutë të kohës time në këtë detyrë tju shërbejë njerëzve të zakonshëm.
Sa më shumë njerëz unë të mbështes aq më e plotësuar është ambicia ime duke e çuar Shqipërinë drejt Europës”, tha Rama.
Nuk kam asnjë minut për t’u marrë me fatin e Ilir Metës ( presidenti I gjithë shqiptarëve), pasi dje jam marrë me fatin e një djali ( pra të një individi)!!!
Edhe per Berishen keshtu the , pas zgjedhjeve ,se Berisha do jete pensionist i nderuar.
Mjere shqiptaret per kryeminister qe besojne e votojne!
Po natyrisht nuk ka kohe , se ky merret me vjedhjet
Ky burre eshte shume i zene
Punon me shume se 7 ore ne fb per ti kethyer pergjigje zaimit Rruzhdiut, Marku… Gjeles , Siotirit etj.. Koles.. etj
Vec kesaj eshte gjithe diten ne kembe perballe 143 kameramaneve..
Shto ate pak kohe qe i ngrlet dhe e perdor per “piktura” , si stlist per veshje grash dhe “burrash” , krijon tendencat e lookut te politikanit te vitit 2100 etj,
Gjeni eshte qe perballon gjithe kete ngarkese nga “Qeverrisja”.
Grad’uomo!!!!
Ore koqe.
Po ti na e zgjodhe President Like floririn. Si nuk paske sot nje minute ?
Mire vlla merru me zogj e lule, pa ci qi t’emen presidentit te shqiptareve.
Ti që i drejtohesh kryeministrit me atë gjuhë je një ordiner që s’ke turp.
Vazhdo punen zKryeminister .Qente e kane zakon te lehin .Shqiperia ecen perpara.
Forca EDI leri zagaret e lulushit te lehin
E myti puna ket rroten e ka…..t , ky ka shum pun.vish ato tutat kom miu se dukesh shum i bukur , vetem budallejt kafshet e debilet e sharlatanet si ky kafsha drejtojn ket ven ka 30 vjet.
Bravo!