Dëmet nga tërmeti, Rama prezanton Paketën e vendimeve: Lehtësi e solidaritet me të prekurit, do t'i falen borxhet e dritave dhe ujit

2 Tetor 2019, 14:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e vendimeve të marra në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar në vend pas lëkundjeve të forta sizmike.  

“Kemi miratuar një sërë aktesh të përgatitura gjatë javës, në përgjigje të nevojës për të adresuar situatën e krijuar nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për të vendosur bazën e një punë intensive të mëtejshme, për të cilën po komunikojmë edhe me partnerët e miqtë ndërkombëtarë. para se të informoj publikun, nënvizoj solidaritetin e madh që kemi hasur që në momentin e parë, kam patur komunikime të drejtpërdrejta, me Presidentin turk, kryeministrin e Italisë, kancelaren Merkel, si edhe ambasadorin e BE dhe zv/ambasadoren e SHBA që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm. 

Duke parë solidarizim të madh e të posaçme edhe nga sipërmarrja e investitorë të huaj, kemi ndërtuar një punë me disa korsi dhe sot në këtë komunikim do përqëndrohem te puna e drejtpërdrejtë e këshillit të ministrave, referuar buxhetit e pushtetit ekzekutiv e vendimarrës. 

Akti normativ i buxhetit garanton edhe përdorimin e kësaj situata emergjente, parashikon nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara nga tërmeti. 

Përjashtimisht për këtë periudhë të lejohen autoritetet kontraktore, vetëm për familjet e prekura nga tërmeti për të plotësuar nevojat me procedura prokurimi me vlerë të vogël deri në 1 mln lekë të rinj. ka shumë nevoja që kushtojnë pak, por kanë impakt të rëndësishëm për familjet. 

Kemi vendosur të sigurojmë ekzaminim të plotë për ashensorët. Objektivi është që të sigurohemi që ashensorët të plotësojnë kriteret dhe nuk janë impaktuar pas tërmetit. kemi marrë një vendim me impakt afatgjatë që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, për një kontratë sigurimi me afat 10 vjet, me blerësit e apartamenteve, mbulon dëmet ndaj të tretëve.

 Pr/ligji për disa shtesa e ndryshime në ligjin për kontrollin e ndërtimit përcakton se do të kryhet oponencë teknike për cdo godinë publike apo private me akses publik, si edhe do të përcaktojë procedurën e auditit teknik për godina mbi 50 vite të ndërtuara. 

OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë. Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. 

Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve.”– tha Rama.  (TemA) 

1 komente në “Dëmet nga tërmeti, Rama prezanton Paketën e vendimeve: Lehtësi e solidaritet me të prekurit, do t’i falen borxhet e dritave dhe ujit”

  1. Sqepari says:

    Tifozat tuaj “Partizan”, jane me kolere se
    kolera. Me thoni nje Stadium ku kane shkuar dhe nuk kane thyer ndenjset?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje