VIDEO/ 40% e pleqve jetojnë në varfëri, apel qeverisë për vëmendje

2 Tetor 2019, 11:19Sociale TEMA

Shqipëria po shkon drejtë plakjes me ritme të shpejta. Sipas INSTAT në vitin 2018, mosha mesatare e popullsisë rezulton 35,4 vjeç. Ndërkohë që të moshuarit po vijnë në rritje nga viti në vit.

Duke bërë që raporti i popullsisë mbi 65 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç të rritet në 20,1 %. Përfaqësues të shoqatës së pensionistëve  në ditën ndërkombëtare të të moshuarve kërkojnë më shumë vëmendje nga politikëbërësit.

Braktisja, por edhe kushtet e vështira ku të moshuarit jetojnë hasen edhe në Tiranë. Ndaj kreu i degës së Tiranës kërkon transport falas.

Rreth 40% e të moshuarve jetojnë në varfëri, ndaj kërkesat e Shoqatës së Pensionistëve lidhen me anën ekonomike, siç është rritja e pensioneve, por ngritjen në çdo bashki të qendrave ditore për moshën e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje