VIDEO: Dalin pamjet e plagosjes së Juxhin dhe Rivelino Mumajesit, ku i dyshuar ishte ish-polici i vrarë Santiago Malko

2 Tetor 2019, 11:47Kronika TEMA

Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë i cili u ekzekutua më 27 gusht brenda makinës së tij, ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko është i dyshuari kryesor.

Në një video që A2 zotëron, shihet se si dy vëllezërit plagosen në hyrje të një lokali, pasi dikush nga rruga qëllon mbi ta.

Të dy personat janë të paarmatosur dhe siç shihet në video, hedhin karrige në drejtim të rrugës për t’u mbrojtur. Njëri prej tyre shtrihet në tokë pas plagosjes në bark, ndërsa tjetri është i plagosur në këmbë.

Malko ka qenë edhe herë të tjera protagonist i kronikave, si në vitin 2016, kur në rrugën “Islam Alla” në Tiranë ka pasur një konflikt me disa persona që zotëronin një pikë basti, dyshohet për një borxh, ku në acarim e sipër ai kishte tentuar t’i godasë me pistoletë.

Për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje, hetuesit mendojnë se vrasja e tij ishte e porositur dhe e mirë organizuar.

Deri tani, për vrasjen e babait të dy fëmijëve, janë shpallur në këriim 8 persona: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

Ndërsa Blendi Teta, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “pengim në zbulimin e së vërtetës, është lënë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje