"Koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës", Majko: Kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por dhe në sistemin legal

3 Tetor 2019, 11:36Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën ka deklaruar sot se ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës

Nga foltorja e Kuvendit, Majko tha se ndryshimi i Kushtetutës duhet të parashikojë faktin se “kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por dhe në sistemin legal”.

“Edi Rama mund të jetë problemi i opozitës por i pamjaftueshëm si problem.. Çdo njeri që blen votat do të mbetet i tillë gjithmonë. Ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës. Kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por dhe ekzistencën legale.

Shumica qeverisëse është e dënuar të zgjedhë kushtetutën para dëshirave politike.

 Paragraf të munguar se me cilën opozitë do të bëjë maxhoranca negociatën sot.

Sot ka dy opozita që me nervozizëm e komplikojnë procesin, ajo në Kuvend  reagon me nervozizëm për negociatë me atë jashtë Kuvendit që dogji mandatet.

 Politika është shfaqur si kosto e këtij qëllimi 30 vjecar, kush mendon se politika është për të fituar, kufizon veten nga frika e humbjes, PD duhet të kthehet në sistem, ky proces do vazhdojë me reformën zgjedhore, kjo reformë ka të pashmangshme.

Ne u detyrohemi këtyre burrave e grave që nuk braktisën Kuvendin. Ka rëndësi për ndryshime cilësore në sistemin zgjedhor e duke mos u fokusuar vetëm në detaje teknike.

Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rezultatin e 30 qershorit atëherë do shkohet në zgjedhje, të kesh frikë skenarët negativë është dramë personale. PD duhet të kthejë kokën pas”– theksoi Majko. (TemA)

1 komente në ““Koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës”, Majko: Kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por dhe në sistemin legal”

  1. KL says:

    Majko don te hiqet i zgjuar si kofini mbas te vjelave. Ky afrim qe i behet ndryshimit te kushtetutes eshte karagjosllek. Amerika ka 200 vjete qe nuk e ka ndryshuar kushtetute. Majko me sa duket do qe ne duhet ta ndryshojme ate aq here sa dikush leshon nje pordhe ne parlament.
    Edhe ne parim Majko e ka gabim. Kushtetuta eshte symbol i lirise dhe jo i ristrikteve dhe lirise. Ai qe largohet nga parlamenti, nuk ka pse paguan. Ai do paguaje politikisht, ashtu si dhe po paguajne, por ne nuk mund tu heqim te drejten partive ose individeve te largohen nga parlamenti.
    Kushtetuta mund te kete nevoje te ndryshohet por gjithmone ne drejtim te promovimit te lirise dhe jo te marri rolin e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje