Analisti Frrok Çupi tha në emisionin “Real Story” në News24, se ka shumë të përbashkëta, por edhe dallime shumë të mëdha, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
E përbashkëta mes Ramës dhe Bashës, sipas Çupit, është fakti se që të dy keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe parimin e lobimit.
Ndërsa për dallimet mes tyre, analisti theksoi se fondet e përdorura nga Rama nuk janë deklaruar në Departamentin Amerikan, ndryshe nga çka ndodhur me Bashën.
Më tej, ai shtoi se ndërsa Rama ka çështjen e fotos, Basha është i akuzuar në Shqipëri për pastrim parash, ndaj dhe sipas tij, pozitat e tij rëndohen më shumë.
“Liderët e shoqërive të dobëta, siç janë këtu, përdorin në interes të tyre popujt e tyre dhe superfuqitë. Superfuqitë i përdorin për të mposhtur popujt e tyre dhe për t’i mashtruar dhe popujt për të lakmuar superfuqitë.
Kjo është tragjike, vjen prej stalinizmit dhe na ka mbetur këtu si një dhuratë e liderëve me mendësi të mbrapsht.
Ka shumë të përbashkëta dhe dallime shumë të madh mes Ramës dhe Bashës. Të përbashkëtat janë se të dy keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe parimin e lobimit.
Lobimi në Amerikë është pjesë e Kushtetutës për të drejtën e njeriut për të paraqitur kërkesa dhe ankesa dhe bëhet për interesa të bizneseve, për kauza madhore, ndërsa këtu përdoret për të favorizuar liderët, individë, për pushtet.
Basha ka financuar Presidentin e SHBA, që do të thotë ka përzier në një çështje të pistë financimesh vetë kreun e shtetit të Amerikës.
Fondet e përdorura nga Rama nuk janë deklaruar në DASH, por fondet e Bashës janë deklaruar.
Ndërsa Rama ka këtë çështjen e fotos, Basha është i akuzuar në Shqipëri për pastrim parash, pasi nuk ka dëshmuar asnjëherë shumat e vërteta dhe nga kanë ardhur. Sipas ligjit, rëndohet më shumë pozita e Bashës”, tha Frrok Çupi.
Cupi pa skrrupuj dhe ordiner,
akoma s’me ka ikur shija prej rrugaci e me la ne studio kur fyeu Eduard Zaloshnjen per familjaret.
Eshte kjo kerme e te tjera si ky,mbetyrina nhga makina e propagandes se Enverit(Zeri nPopullit) e bejne vendin tim te pandreqshem.