Lulzim Basha e do në burg Damian Gjiknurin, por e mbron Fatmir Mediu

2 Tetor 2019, 20:09Politika TEMA

Asnjë komision parlamentar, i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore”, ishte një nga kushtet e e Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës, për hartimin e Reformës Zgjedhore, publikuar të mërkurën.

Pra, thënë ndryshe, Basha nuk do Damian Gjiknurin (të cilin e akuzon për vjedhje të votave në Dibër), që të jetë pjesë e Komisionit të Hartimit të Reformës Zgjedhore.

Por a janë të gjithë aleatët dakord me Bashën? Përgjigjen e jep Fatmir Mediu. Në një intervistë për Report Tv, pasi përfundoi mbledhjen me Bashën dhe aleatët e tjerë të opozitës, Fatmir Mediu shprehet se, “largimi i Gjiknurit nuk është kusht”.

Sipas tij, Damian Gjiknuri është ekspert i Reformës Zgjedhore, ndërsa lidhur me akuzat për vjedhjen e votës, sipas Mediut, “kjo është çështje që i takon gjykatave ta gjykojnë”. “Nuk kam paragjykime për kundërshtarin tim, as nuk bëj rolin e gjyqtarit, nëse ka një çështje të ngritur janë ato që vendosin. 

Nuk është kusht, nga pikëpamja e moralit është e drejtë. Një dialog është një marrëdhënie besimi. Gjiknuri ka qenë ekspert i Reformës Zgjedhore dhe mbetet për t’u parë kontributi i gjithë secilit”, tha Mediu.

Më tej, Mediu është shprehur se opozita duhet të diskutojë me PS për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore.

“Patjetër që duhet të diskutojmë me PS për përshpejtimin e Reformën Zgjedhore, në Drejtësi dhe problematika të tjera që ka Shqipëria. Janë kushte ndaj qeverisë dhe opsione të opozitës për zgjidhje.

Unë mendoj që ajo që i ka munguar Ramës është serioziteti për të vlerësuar nevojën për një dialog dhe të dëgjojë qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Ndërkombëtarët duan dialog të qenësishëm, pra që opozita të ketë të qartë zgjidhjen e problemeve.

Nëse flasim për dialog politik, duhet të trajtojmë problemet tona dhe problemi ynë nuk është vetëm Reforma Zgjedhore. Ka disa elementë të tjerë”, tha Mediu.

1 komente në “Lulzim Basha e do në burg Damian Gjiknurin, por e mbron Fatmir Mediu”

  1. Yyyppp xhixhi says:

    Po pra problemi juaj eshte reforma ne drejtesi, po atje ka cecua bicak, dmth Daj Semi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje