Ja pesë "kushtet" e Lulzim Bashës ndaj Ramës, për reformën zgjedhore

2 Tetor 2019, 20:07Politika TEMA
Ja pesë "kushtet" e Lulzim Bashës ndaj Ramës, për

 

Pas takimit të sotëm me aleatët Lulzim Basha tha se i ka dërguar pesë kushte Edi Ramës për reformën zgjedhore, pas të cilave, nëse nuk i pranon, ai duhet të hapë krahun.

Gazeta po boton të plota kërkesat e Lulzim Bashës, të cilat në fakt nuk janë pesë pika, por vetëm një refuzim i tryezës.

1.Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Si një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e reformës zgjedhore.

1.2. Reforma e vërtetë Zgjedhore duhet të realizohet nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjehdjen e zgjedhjeve, si në dosjet nr. 184/2016 apo nr. 339/2017,

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

1.4. Asnjë komision parlamentar , I drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.

Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

2.Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. 2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3.Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi, duke patur nën kontroll KQZ, policinë, shërbimin informativ, prokurorinë dhe gjykatat.

5.Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë

 

16 komente në “Ja pesë “kushtet” e Lulzim Bashës ndaj Ramës, për reformën zgjedhore”

  1. BASHA LULE says:

    LULE NUK MUND TE VENDOSESH KUSHTE SE NUK KE ASNJE PARLAMENTARE OPOZITA ESHTE NE PARLAMENTE TI JE DORA E TRETE.
    REFLEKTO MOJ LULE REFLEKTO MOS E GENJE VEHTEN TI NUK JE ASGJE

    1. apapa says:

      Kur flet PD-ja per transparence dhe bindje ndaj ligjit per zgjedhjet, qe ka 20 vjet qe vetem vjedh dhe manipulon zgjedhjet, u hapte dheu dhe i perpifte te gjithe te gjalle! Maskarenj!

  2. Drejtësia says:

    A ju kini vajt per lesh o kusar te ndyre.
    Po ju skini asnje vot ne parlament o te mjere,beni dhe presjon pale.Jini te gjith kokboshe por me i ndyri i te ndyreve eshte FATMIR GERDECI.

  3. M says:

    Kerkojne qiqra ne hell kur jane opozite e rruges , jane njesoi si dezertoret nga fronti i luftes .kete fate zgjodhen e perfundimisht keshtu duhet te trajtohen

  4. Jimi says:

    Une kam dhjete kushte per Ramen per reformen zgjedhore, nese deri me 15 tetor ai nuk i pranon ta dije mire se une kam per ta marre zvarre !

  5. Arminda says:

    Propagande. Asnje detyre per opoziten apo propozim concret. Kushte per cfare?

  6. Selim Shpuza says:

    Si shpjegohet qe as Luli dhe as Rama nuk deklarohen se jane per ndryshimin e sistemit zgjedhor???Se te dy bashkepunojne e duan ti zgjedhin vete deputetet sipas oreksit te tyre.O Luli ne se do te sfidodh Ramen,thuaj: hajde ta kthejme sistemin zgjedhor ne mazhoritar! Ndryshe nuk te beson njeri se ti do reforme zgjedhore. As ti as Rama nuk doni as Reforme e as veting,se jeni te korruptuar deri ne gryke/

  7. Lyl hajdari says:

    kushtet i vendosin fitimtaret jo humbesit mer qelbesire e ndyre ..shko prap lobo kundra Shqiperise

  8. Emigranti says:

    Pjerdh, pjerdh se lirohesh o Lulzime..,pika qe ste bie kur do japesh mend dhe botes jo Shqiperise , por qe s’ke per vete o mjeran.

  9. "BOHOTINA" says:

    Ore moret gje vesh ju? Mua mu duk si tip leksioni ku mbizoteron fjala DUHET. Asgje konkrete.

  10. nje shqiptar ne Itali says:

    Po kush jini ju , qe dergoni ultimatume , more ju humbte vula , me keq se ç’iu ka humbur .

  11. h says:

    O loqe,ti nuk je kërkushi, dhe as je ne parlament, per pasoje nuk mund te vësh kushte.
    O mbeturine ballkanike, qe kujton se je evropian,kushtet e vë Gjermania dhe BE jo ti me berishen.

  12. Naim Frasheri says:

    Pika 1 , Asnjë Kriminel Vrases ,nun duhet të përfshihet ne Politik.
    Ju Shkerdhefsha Grat dhe Motrat,kur bëni si të Ndershëm.

  13. Farà e hisllit says:

    Vetem nje pike nuk Kane permend
    Te ndryshohet Kodi zgjedhor.

  14. j says:

    Mos ja kanë vënë BE së këto kushtet ky grupi i katunarëve të pa larë dhe nuk e kuptoi njeri ?

  15. Star says:

    Duket nga shkrimi qe kete e ka bere Kaci i zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje