Rudina Hajdari-Ramës: Pse ke frikë nga listat e hapura, apo se mos Bushati, Majko dhe Xhafaj do merrnin më shumë vota se ti

3 Tetor 2019, 12:38Politika TEMA

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament Rudina Hajdari, i tha Rama nëse rast se nuk pranon të ndryshojë sistemim, ai duhet të hapë krahun.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Hajdari tha se Rama ka frikë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.

“Pikërisht ai që e mbante vendin peng, që u kanabizua vendi dhe nuk pati asnjë përgjegjës.

Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të behej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë.

Duhet të thoshte që do hap krahun dhe do ndyshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot?

Qeveria bën propagandë gjithandej. Jemi ne dhe ky kryeministër që e ka bërë këtë vend, që shqiptarët të largohen masivisht. Kryeministri është delja e zezë sot, që nuk po i lejon shqiptarët të bëhen pjesë e BE. Rama gënjen herë pas here dhe nuk tregohet i sinqertë. 

Ne duhet ta ndryshojmë sistemin, sepse e vetmja votë e lirë që do vijë këtu dhe të vetmin njerëz që do e përfaqësojnë këtë Parlament do jenë ata që iu shërbejnë qytetarëve. Sot qytetarët kanë humbur besimin dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer besimin.

Arsyeja pse jam futur në politikë dhe do vazhdoj të jem këtu është vetëm për të çuar përpara axhendën evropiane. Vendimi final për çeljen e negociatave nuk është fitore për partitë. Qëllimi është një interes që shkon përtej partive apo individëve. Është kjo elitë politike që ka mbjellë pesimizëm.

 Ne do jemi opozita e parë e këtij vendi që në 30 vite tranzicion vendosëm të vëmë vendin para partisë. Ndihem krenare që jam nismëtare e kësaj rezolute, që ne t’i çojmë përpara detyrat tona, duke vendosur interesin e vendit para çdo gjëje tjetër. Ky sistem është shfrytëzuar deri në fund nga kryetarët e partive, është sistemi më i keq që ka përdorur Shqipëria.  – tha Hajdari. (TemA)

4 komente në “Rudina Hajdari-Ramës: Pse ke frikë nga listat e hapura, apo se mos Bushati, Majko dhe Xhafaj do merrnin më shumë vota se ti”

  1. Xeni pa qime says:

    JE ESTRADE SHOQE..
    KUSH VOTONTE PER TY NESE DO ISHIN LISTA TE HAPURA FILLOJE NGA VEHTJA .

  2. Lili says:

    Ik moj spurdhjake….

  3. Komentuesi says:

    Me kete diskutim,Rudina Hajdari kerkon te fus ne perçarje ne ps-te.Duke lavderuar disa deputet te ps-te si Majko (dredharak) Bushati qe eshte i pakenaqur,Xhafaj,ka per qellim qe duke u bere qejfin,ata te thon falemiderit Rudina dhe “do jemi me ty”.E para-ps-te nuk eshte me tre veta,por nje armat e madhe,madje me e madhja ne shqiperi.Edyta,keta te tre nuk mund ti beshe pervete ti dhe te kalojn nga pd-ke,pasi ata nuk e tradhetojne kauzen e tyre,per te cilen populli i ka besuar.Ketu mund te behet ndonje perjashtim per Pandeli Majkon,pasi ai ka treguar lekundje dhe ka dhene ndonje sinjal,por ama si Kaç Islami ai nuk mund te behet.Kjo eshte bindja ime.

  4. Atdhetari says:

    Bravo Rudina,rezisto qe te behet votimi me lista te hapura,se po hyn ne parlament lloj,lloj malukati. Kerko te behet nje pedicjon ,te merren firmat e popullit,se tani eshte rasti me qe do behet reforma zgjedhore,po ndryshoj tani ,po nuk ndryshoj mbeti keshtu. Keta te vjetrit kane qe nga viti 90,te po nuk i votoj populli le ta hapin krahun se boll ndenjen ,se dal nga dal po i afrohen sistemit qe lame pas,te hyne ca te rinj,ja dhe ai Ralf Gjoni me pelqen .Ne qofte se nuk e ndryshojne, fajin e ka partia socialiste une me gjith fisin nuk do te votoj fare ,qe kam votuar gjitmon pesene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje