Deputetët: Informacioni sekret i SHISH për Ilir Metën, shqiptarët ta dinë përmbajtjen

4 Tetor 2019, 12:15Politika TEMA

Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet.

Kjo shkresë me mbishkrimin sekret tashmë i ka mbërritur Komisionit Hetimor parlamentar.

Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet ti tregohet publikut.

“Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit.

Në të tilla kushte theksoi i njëjti burim, shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas këtij dokumenti, bëhet fjalë për ardhjen e disa mercenarëve nga Kosova, që do të kryenin djegien e Parlamentit.

 

9 komente në “Deputetët: Informacioni sekret i SHISH për Ilir Metën, shqiptarët ta dinë përmbajtjen”

  1. luani says:

    O Like , po shikoje mire ti me Saliun mos ke organizu gje e ke harru se me duket dashje padashje po ja heq petet lakrorit , se mos te del ndonje kaset tjeter , se ata te U.D.B . se serbe jane te rafinuar e ti nxjerrin kur nuk jua pret mendja ty dhe Sales .

  2. Skenderbeu says:

    Keta I ka sjelle vete Muti Meta dhe Berisha ne bashkepunim me agjenturen Serbo- Ruse-Greke te cilet I sherbejne.

  3. Luli says:

    Si Ahmet Zogu kur permbysi Nolin, serb e nga veriu i mori.

  4. TIRONA says:

    Plehra te ketij kombi !

  5. Punë mbeturinash komuniste. says:

    Është treshja e flaktë komuniste Berisha, Ruçi, Meta që e kanë shpikur këtë alibi me terroristë nga Kosova, duke i thënë atij të SHIK-ut ta niste me shkresë si informacion tek presidenti, për ta përdorur si justifikim për aktin e paprecedent të shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Gjellë komunistësh, asgjë më shumë!

    1. Pantera says:

      Chyne ne mes komunistet ketu mor idjot ?? Treshja qe permende , jane komuniste ? Apo mbeturina komuniste ? Hajde dhe na e lepi pak kulufin hajde ..lamash muti , nje jete na e lepije , mos e pre zakonin

  6. Kuq e zi says:

    Problemi ketu nuk eshte nga vinin njerzit qe do digjnin kuvendin por kush i thirri,pagoi,strehoi,dhe ne fund pse u urdherua prapakthehu?

  7. Beli says:

    Duke qenë se bëhet fjalë për sindromën e moçme kosovare të Ceno Begut, jam pro publikimit të kësaj informate. Duhet ta dijmë edhe ne në Kosovë se kush janë këta mercenarë? Janë të paguar e të moblizuar nga Serbia apo nga ndonjë forcë politike kosovare? Apo thjesht nga lidhjet mafioze të Bashës e Berishës me qarqet mafioze e kriminale të Kosovës? Nëse është kjo e fundit, do të ndjehesha më rehat, sepse kriminelë tëgatshëm për zullume mund të gjesh ngado. Nuk e di përse u përzgjodhën pikërisht kosovarët për këtë ndyrësi. Mbase qëllimi dihet: për t’i fryrë sërish zjarrit të përçarjes.

  8. lexusi says:

    C’ka per SEKRET ketu , kur dihet kush eshte organizatori, frymezusi , sponsorizusi dhe kujt i intereson remuja, mjergulla , tashti bejne SHPETIMTARIN .
    Po t’a kishin ne dore , dhe Shqiperise do i vinin zjarre , po ja qe dobici j’u mbeti ne dere , S’JU ECI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje