Me tone të ashpra është drejtuar presidenti Ilir Meta ndaj partive politike kryesore në vend dhe drejtuesve të tyre, për krizën politike në vend.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, kreu i shtetit ka deklaruar se partitë politike nuk ishin të interesuara për të zgjidhur krizën.
Madje, Meta thotë se mes palëve kishte një marrëveshje për ta çuar vendin në përplasje në mënyrë që secili të kishte përfitimet e veta.
Blendi Fevziu: Kur jeni ulur, a i keni thënë që jemi në një situatë, nuk e di çfarë zgjidhje do kemi. A keni folur normal?
Presidenti Ilir Meta: Në 24 Maj ka një deklaratë zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë që është një paralajmërim jo vetëm për të gjetur një zgjidhje por edhe për të treguar që unë do ta luaja rolin tim në mënyrë që vendi të kishte mundësi për të dalë nga kriza.
Duan s’duan palët, është çështje e tyre. Pas deklaratës zyrtare të CDU/CSU, ka një deklaratë nga Presidenti i Republikës që mbështet këtë qëndrim. Partitë nuk u dakorduan sepse për fat të keq kishin një marrëveshje, me dashje pa dashje, për ta çuar vendin në përplasje.
Blendi Fevziu: Kishin një marrëveshje PS me PD-LSI?
Presidenti Ilir Meta: Kishin kalkulim sepse mendonin që përfitonin nga përplasja.
Presidenti Ilir Meta nuk kursen as kritikat ndaj disa ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët i konsideron palaço dhe të njëanshëm.
Blendi Fevziu: Pra, ju mendoni që palët ishin të gatshme të përplaseshin?
Presidenti Ilir Meta: Palët u përplasën. Harroni ju sa policë u dëmtuan? Harroni ju gishtat e asaj polices së re që u këputën? Harruat ju Sait Dollapin, një nga udhëheqësit kryesor të opozitës, që u rrah në mënyrën më barbare dhe jo profesionale përpara kamerave dhe që edhe mund të humbiste jetën se kishte bërë një operacion në zemër. Pasi ka vajtur në spital, ka bërë ndërhyrje.
Po të kishte ndodhur diçka tjetër, do të ishte tjetër histori në Shqipëri. E pra, Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e ca ndërkombëtarëve që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë dhe palaço që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po Presidenti çfarë bëri.
Per cilat pale thote Like floririn se palet dihen, Likja, Saliu, Lulja, Monika, Dathi, Nardi….
Pra me rregull treshi i bie qe edhe ti o presidhjeri i Qim.net, paske qene dakort per perplasje. Kur thua PS, pd, Lsi, po kjo e fundit na rezulton qe eshte partia e Jalisteve te Mona-Vasili, pra e juaja. Ore Ilir alpinisti . Po si keshtu, Saiti i dollapit te Sali shpellarit nga na u keqtrajtua ? Saiti pa piken e turpit ja futi vrapit pasi kish hedhur gure e flake mbi policine. Po edhe per gjera qe jane bere publike genjen o njeri i mjere ? Po qe nje dite do kthehesh ne origjine o gjysem opinge, kjo po vjen ere. Me shume gjasa ky do jete peshku i pare qe do bjere ne rrjete. Pastaj LSI ta drejtoje ajo adoleshentja qe ben mbledhjet e rinise ne Jale.
TE GJITHE JANE FAJTORE VETEM KY ESHTE I PA FAJSHEM SA GJYNAH .
QE I ORGANISONTE KY PROTESTAT KY ROCKE KATUNDARI TANI MENDONE SE POPULLI HA BAR