Sulmojnë familjarisht “Venecian”, pas Metës dhe Kryemadhi akuzon: Tejkaloi kompetencat

3 Tetor 2019, 19:46Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj duke akuzuar Komisionin e Venecias për tejkalim të kompetencave.

“Komisioni i Venecias tejkaloi kompetencat e saj në draftin paraprak për Presidentin Meta.” tha Kryemadhi, një deklaratë sa absurde aq edhe sulmuese ndaj një komision të pavarur, opinioni i të cilit vlerësohet nga të gjitha qeveritë e botës në lidhje me interpretimin e ligjit.

Madje për të dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj, Kryemadhi hodhi poshtë edhe besueshmërinë e një prej organeve që vetë Meta, ishte shprehur se i besonte verbërisht (pavarësisht se vendosi të mos e dëgjojë opinionin e Venecias lidhur me tejkalimin e kompetencave nga ana e tij.)

Gjatë një interviste për Report TV, Kryemadhi deklaroi se Venecia tejkaloi kompetencat pasi dha një mendim edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, gjë që sipas saj nuk i ishte kërkuar nga Kuvendi. Për Kryemadhin, Venecia duhet të jepte një opinion vetëm për dekretet e presidentit dhe jo 30 qershorin, dekrete që në fakt lidhen pikërisht për anulimin e 30 qershorit.

“Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft.

Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit. Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencën e tij duke dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij, ka dalë në 30 qershor.

Kështu që kemi një President që ka tejkaluar kompetencat, kemi edhe një Komision të Venecias që ka tejkaluar kompetencat.” tha Kryemadhi, e cila shtoi se opinioni i Komisionit të Venecias është një sugjerim që kush të dojë e merr parasysh.

Drafti paraprak i Komisionit të Venecias tha se presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka shkelur Kushtetutën e vendit. Ky draft nuk u prit mirë nga vetë Meta, i cili e cilësoi atë si “trakt të rilindjes” dhe u shpreh se ka kryer “zero shkelje”.

Një ndryshim qëndrimi 360 gradë e Metës, i cili deri dje i besonte verbërisht vendimit të Venecias dhe ishte gati të jepte dorëheqjen pa pritur ende vendimin e parlamentit, nëse ajo e gjente në shkelje.

4 komente në “Sulmojnë familjarisht “Venecian”, pas Metës dhe Kryemadhi akuzon: Tejkaloi kompetencat”

  1. Doni says:

    He familie hajdutash te ndyre, qofshi te mallkuar te dy burre e grua deri ne palce. Haram i zi ju befshin leket qe i keni vjedhur popullit Shqipetare. Ju te dy jeni ushtaret e djallit. Shqipetaret ju urrejn me shume se ç’do qenje te tjera. Burg per Ilir Floririn dhe Monaqen.

  2. Kudreti says:

    Idjotja, idjote mbetet. Ka kaluar kompetencat thote dhe flet per letren e Rucit. Po pse o idjote, komisioni i Venecies punon sipas letres se Rucit? Te flasesh per shkelje kompetence do te thote te dish cilat jane kompetencat e Komisionit. Pyetja eshte Cilen kompetence ka shkelur? Tregona kapitullin apo nenin sipas te cilave Komisioni punon dhe cilen nga keta nene ka shkelur. Aq me teper qe Komisioni thjeshte jep nje mendim kerkuar nga Ruci. Kur jepet nje mendim perdoren me shume fjale se kur jep nje vendim. Ruci nuk e pyet edhe per shume gjera te tjera, por Komisioni shpjegon kushtetuten dhe funksionimin e Presidences. Pa dhene spjegime, nuk mund te japesh mendim. Me sa duket Mona ka dashur mendimin e Komisionit pa fjale!

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mona
    .
    Bravo moj
    të lumtë dora
    ku ësht’ Era
    ku ësht’ Bora!
    Që të ulet
    mirë kandari
    le të flasë
    dhe Bes(k)ari.
    Që Venecia
    t’ju dëgjojë
    Tit shkollshumi
    të hap gojë.
    Bënju bashkë
    gjith’ së toku
    le të flasë
    dhe maçoku.

    P.S.
    Ç’ke Monikë
    nga se druhesh?!
    Në ësht’ trakt
    ti, përse krruhesh?!

  4. h says:

    Kur degjeneratat perfolin fisnikët.
    Muti shan mjaltin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje