Kreu i PD Lulzim Basha doli dhe akuzoi Kryeministrin Edi Rama për dështimin e hapjes së negociatave me BE dhe deklaroi se ky vit ka qënë vit rekord për kultivimin e kanabizit, ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ministri i Brendshëm u përgjigj se Basha ka në biografinë e tij dhe Lazaratin, ndërkohë që ndjente keqardhje jo për kreun e PD por për ata që e ndjekin pas.
“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit!
Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës.
Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!?”, reagon Lleshaj në rrjetin social.