Gjermania "bashkon" Ramën dhe Metën

3 Tetor 2019, 19:59Politika TEMA
Gjermania "bashkon" Ramën dhe Metën

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka organizuar sot një aktivitet me rastin e 29 vjetorit të bashkimit. Të pranishëm në ceremoni ishin liderët më të lartë të shtetit.

Protokolli kishte përcaktuar që në krah të presidentit Ilir Meta të qëndronte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej një rresht pas tyre.

Meta ka reaguar pas ceremonisë duke u shprehur:

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike. Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!”

Në fotot që zgjodhi për të publikuar në rrjetet sociale, Meta ka shmangur Ramën, por jo Ruçin.

1 komente në “Gjermania “bashkon” Ramën dhe Metën”

  1. Epilogu per te says:

    Per Ilirin eshte kenaqesi e vecante te marre pjese ne pervjetorin e bashkimit te Gjermanise ne Ambasaden Gjermane si i vetmi Gjerman i kulluar ne Shqiperi. Eshte i Pari qe mbeshteti Merkel ne synimet e saj per te prishur bisedimet midis Thacit dhe Vucicit. Bashke me Salen e deklaruan Hajredinaj si Patriotin me te madh Shqiptar qe nga koha e Mic Sokolit. Zerat e keqinj thone se Iliri me shume e kish me Ameriken. Ju pergjigj dhemb per dhemb imperializmit Amerikan ne synimet e tyre per te ndare Kosoven. Kjo vecanerisht fill mbasi Amerika i anulloi vizen Sales dhe paralajmeroi Ilirin.
    Me nuhatjen e nje Skrapalliu, ai i kuptoi mosmarreveshjet midis Merkel dhe Tramp per ndarjen e botes dhe hop, u gjend ne prehrin e Merkel. Nga ana tjeter Merkel e kuptoi se kush eshte zot ne Shqiperi dhe i dha Ilirit sinjal. Iliri u ngaterua dhe e interpretoi gabim sinjalin e Merkel. Merkel e kishte me shume me Putinin dhe ishte kunder Serbise qe te fuqizohej ne Ballkan sepse do fuqizohej Rusi ne Evrope. Kjo e beri qe Merkel me vone te mbeshteste Ramen dhe Iliri u gjend nen bresherine jo vetem te Amerikaneve por dhe te Gjermaneve.
    Ilirit i iku truri dhe ju ngjit maleve. Me mire do ishte te kish pare tragjedine e Shekspirit ku Hamleti pasi vrau nje spiun mbrapa perdes se pandeu se ishte nje mi, tha: “Keshtu e peson i dobeti midis te foreve”.
    Iliri jo se eshte i dobet. Ai eshte me iforte se Amerika. Ai eshte me i forte se Gjermania. Ai eshte me i forte se se Amerika dhe Gjermania bashke. Faji qe sot ai eshte ne pike te hallit qendron tek Edi Rama qe nuk bashkepunon as me Ameriken dhe as me Gjermanine. Pale ka hapur fjale per Ilirin se ka shkelur kushtetuten. Keto akuza jane te njejta me ato te Sales sikur Iliri ka vjedhur floririn.
    Iliri eshte nje shenjtor i lindur. Per kete flet fotografia qe e nxjerr si njeriun e pikelluar per vuajtjet e shqiptareve. Rrofte Iliri. E pacim sa Malet! Ai u ngrit si Sfinksi nga varri dhe sot eshte ne rreshtin e pare. Ai eshte i pavdekshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje