Edi Rama sqaron foton me Obaman dhe akuzat e PD, se po e hetojnë në Amerikë

3 Tetor 2019, 21:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në News 24 me gazetarin Sokol Balla, ka sqaruar takimin dhe foton e bërë me ish-presidentin Barack Obama, për të cilën është akuzuar nga opozita, e cila i ka kërkuar Prokurorisë hetim.

“Kjo është një çështje e hetuar dhe e gjykuar në SHBA dhe unë po të kisha lidhje me këtë çështje nuk do isha një person tërësisht i papërfshirë, i pa pyetur dhe i pakonsideruar gjëkundi nga ana e drejtësisë amerikane.

Kjo vjen si përpjekje për rikompensuar në sytë e publikut një çështje tjetër të hapur, shkelje flagrante e ligjeve shqiptare dhe me përfshirje të aktorëve të tretë përmes financimit të PD.

Është thjesht një lojë politike dhe nuk më intereson.

Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë eviniment, kam bërë një foto me presidentin e SHBA-ve dhe kaq”, deklaroi Rama.

3 komente në “Edi Rama sqaron foton me Obaman dhe akuzat e PD, se po e hetojnë në Amerikë”

  1. Kalec Dega says:

    sqaroja, sqaroja shqyk areve, sqaroja mire shyp arreve,lol?

  2. eh, ç'tu theme says:

    JO vetem kaq, por dhe sikur te jene paguar ato 80 mije euro nga ata qe kane siguruar takimin per foto, rama nuk laget fare sepse eshte personi qe vetem e kane lajmeruar qe me dt aq e kaq ke nje takim te shkurter me Obamen, ndersa per pagesen jane pergjigjur ata qe kane siguruar takimin per foton. Nje çeshtje pa peshe fare, por si te besh per ato 950 mije eurot qe vijne nga Rusia dhe s’po u gjen rehat bytha akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje