Berisha me femijet e enverit
Ballafaqimi me të kaluarën komuniste në Shqipëri sapo ka filluar, por shumica e fajtorëve për krimet e mëdha mbi popullin shqiptar tashmë kanë vdekur, të tjerët shijojnë pleqërinë ose presin të dalin në pension
Nga Enver Robelli
Ballafaqimi i pamëshirshëm me të kaluarën duket kështu. Së fundi gazetari gjerman, Niklas Frank, botoi një tekst në «Der Spiegel» me titullin: «Mirë që e dënuan babanë tim me vdekje». Niklas Frank është i biri i Hans Frankut, i cili ka qenë guvernator i përgjithshëm i Adolf Hitlerit në Poloni. Në tekstin e tij, Niklas Frank merret me babanë e tij, me krimet naziste dhe me nacionalistët e sotëm agresivë në Gjermani.
Frank shkruan: «Ndonëse jam kundër dënimit me vdekje, kur bëhet fjalë për babanë tim përherë kam thënë: mirë ia kanë bërë. Është mirë që ai ka qenë i detyruar që për disa sekonda të ndiejë atë frikën e vdekjes, të cilën ai vetë ua ka futur miliona njerëzve të pafajshëm. Ai quhej Hans Frank, ishte guvernator i përgjithshëm i Hitlerit në Poloninë e pushtuar. Aleatët pastaj e kanë ekzekutuar në Nürnberg».
Nëse zbresim pak më poshtë në hartën e Evropës dhe ndalemi te brigjet e Adriatikut dhe Detit Jon, atëherë shohim një vend, Shqipërinë, ku ballafaqimi me të kaluarën veçse ka filluar – me një çerekshekull vonesë. Shumica e fajtorëve për krimet e mëdha mbi popullin shqiptar tashmë kanë vdekur, të tjerët shijojnë pleqërinë ose presin të dalin në pension si puna e kryetarit të Parlamentit, i fundit ministër i Brendshëm i regjimit komunist.
Në Shqipëri tepër gjatë ka mbretëruar një heshtje e mpirë dhe një mungesë gatishmërie për t’i pranuar krimet. Për të kaluarën flasin ose politikanë që duan ta (keq)përdorin atë për interesat e politikës ditore ose një grusht gazetarësh e intelektualësh të përkushtuar dhe të pakorruptuar, por puna e të cilëve, fatkeqësisht, nuk ka shumë jehonë në opinion për shkak të indiferencës së shoqërisë shqiptare.
44 vjet në burgje e kampe
Ballafaqimi shkencor me të kaluarën, po ashtu, është në fillim. Tek më 2016 ka nisur punën Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. U deshën 20 vjet derisa u siguruan dosjet e shërbimit famëkeq sekret Sigurimi.
Një delegacion i historianëve gjermanë, i cili ka qëndruar sivjet në Shqipëri, fitoi përshtypjen se politikanët në Tiranë më shumë presin këshilla nga jashtë se si ta trajtojnë të kaluarën. Ndërsa diktatori Enver Hoxha kujtohet me nostalgji jo vetëm nga simpatizantët e tij senilë, një i burgosur me emrin Simon Mirakaj për 44 vjet të kaluar në burgje e kampe dëmshpërblehet me vetëm 17 mijë euro.
Madje ky mund të konsiderohet njeri me fat, sepse të tjerët nuk janë dëmshpërblyer fare. Procedurat për dëmshpërblim janë të ndërlikuara dhe viktimat e diktaturës nuk kanë lobi të fuqishëm. E shkuar, e harruar, kjo duket të jetë deviza e sotme në Shqipëri për ferrin komunist.
Askush nga pjesëtarët e elitës komuniste nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. E veja e diktatorit Enver Hoxha vazhdon të jetojë e qetë në një shtëpi në Tiranë dhe herë pas here të presë në audiencë gazetarët dhe faqe botës të mbrojë krimet komuniste.
Pas rënies së komunizmit elita e vjetër u pozicionua sërish në institucionet e shtetit – në politikë, në drejtësi, në polici, në shërbimin sekret. Fajtorët nuk u ndoqën penalisht. Pothuaj askush nuk u dënua. Viktimat nuk u rehabilituan.
Përdorimi i lirisë
Pas bisedave në Shqipëri, historianët gjermanë arritën në përfundimin se sa i përket të kaluarës komuniste nuk ka drejtësi. Kështu shkruan në një raport të detajuar prej 31 faqesh historiania Anke Geier. Edhe 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, viktimat e përndjekjes politike besojnë se vetëm institucionet ndërkombëtare janë ato që e përkrahin ballafaqimin me të kaluarën. «Trajtimi i së kaluarës në Shqipëri do të dështonte po të mos ishte ndihma ndërkombëtare», shkruan Geier.
Që nga rënia e komunizmit vetëm një i përndjekur ka ushtruar një funksion të lartë shtetëror: Pjetër Arbnori si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Shumica e presidentëve të Shqipërisë që nga viti 1990 kanë funksionarë, anëtarë, të afërt apo të privilegjuar të Partisë së Punës. Pak a shumë njëjtë qëndron puna edhe me kryeministrat.
Në prill të vitit 1990, pak muaj pasi Çekosllovakia e atëhershme ishte çliruar nga zgjedha sovjetike, shkrimtari Václav Havel, i sapo zgjedhur president, tha në një intervistë në radio: «Ka ardhur koha kur ne duhet të bëjmë diçka me lirinë. Por befas po shihet se sa pak mund të bëjmë dhe sa të hutuar jemi».
Çfarë vlente për Çekosllovakinë në fillim të viteve ‘90, për Shqipërinë vlen dhe më shumë – madje edhe në vitin 2019: Çfarë të bëhet me lirinë? Pikësëpari të fillohet të përdoret ajo për të hequr barrën e së kaluarës, duke i trajtuar me dinjitet viktimat dhe duke i ndëshkuar dorasit.
Njeriu me i ZI i historise se Shqiperise, por me ndikim edhe ne Kosove (me shume), Maqedoni dhe Mal te Zi, qe nga 1990 e ne ditet e sotme eshte; Sali Berisha dhe paralel me te eshte Ilir Meta, e disi me pak Fatos Nano. Te tre keta kane qe ne Dhjetor 1990 (Saliu e Fatosi edhe vite me pare) ne sherbim te UDB Jugosllave (Serbise me sakte) dhe Asfalise Greke, por Berisha dhe Meta kane linje te forte lidhjeje edhe me Rusine, sidomos keto 10 vitet e fundit, prandaj po rezistojne akoma, edhe pse fundin e tyre dhe jo pak bashkepunetoreve te tyre, e kane per pak muaj shume te ZI.
Nuk na meson dot asnje gazetar,politikan nga jashte.Kur mbaroi lufta e dyte boterore u zhvillua gjyqi i Nurembergut.Me akuzues ventet fitimtare B.S ,Amerika,Franca dhe gjermanet si humbes.Pak veta u denuan me vdekje per krime lufte,te tjeret ose ishin arratisur ose ishin vrare ose kishin vrare veten.Shumica u mbrojten duke thene “ne zbatuam urdherat nga eproret tane”.Dhe ne Shqiperi ish-funksionaret e atij rregjimi mbrohen duke thene “zbatuam ligjet”.
Viktimat jane akoma viktima madje qenie te stigmatizuara e te marxhinalizuara…shoqeria jone ka kohe qe eshte shthurur. Popullsi fshatare qe jetojne vetem per interesa materjale dhe nuk kane skrupuj moral.
Duhen qindra vjet…
edhe Mero Baze shpetoi pa i hyr gjemb ne kembe, ishte edhe me i dashuri ne familjen e komunistit Berisha.
O idiot po kush Kocibelli dhe ketij gezetarit gjerman që te i referohesh mireni per me historite e vjetera dhe haroni ato që jane te fresketa e reale te pare nga qytetaret shqipetare, Europa dhe bota. Ku asnje nga keta fuksionare qeveritare e politikane nuk është denuar e burgosur per krimet, korupsionin dhe tradhetite që kane bere. Ju na tregoni endra ne dielle. Me sa duket duke bere tymnaje me te djeshmen doni te mbuloni te sot duke na bere nje ritushim te drejtueseve te sotem. Gjermani denon krimet e te atit po krimet e bashkepuntoreve te nazi fashizmit kush po i denon ndonje nga pjellat e tyre po bejne te pa mundur ti reabilitojne e te na i servirin si patriote te ndimuar nga neoballisti i pa fytyre Edi Mit’that Rama.
Zoti (to)Robelli, më mirë u thuaj atyre gjermanëve (që u lëpihesh kaq shumë), të merren me historinë e tyre, (dhe ta lënë rehat Shqipërinë, bashkë me ty) të merren me kombin Gjerman që polli një bishë (Hitlerin) dhe një ushtri milionëshe të çmëndur naziste, që vrau e shkatërroi tërë Evropën dhe u dënuan vetëm disa krerë nazistë, sa për sy e faqe, ndërsa shteti gjerman, jo vetëm që nuk pagoi dëmshpërblimet e luftës dhe nuk u dënua për krimet monstruoze, por ju falën dhe borxhet e jashtme … (???!!!) Kështu që tani gjermanët, “u tundin gishtin” popujve të Evropës, sepse janë përsëri kaluar, serpse kështu e deshi POLITIKA BOTËRORE (që rriti dhe ushqeu dhe Bishën naziste)… !!! Kështu i dashur (to)Robell, është HISTORIA E VËRTETË dhe jo ajo që të pëlqen ty , e lakejve të tjerë si ty…!!!
Hallall milet jemi.Hoxha,Alija,Berisha,Meta etj nje gjell qensh jane!!!Anadoll synet aksham
Me kete antishqiptarizem qe keni ju, me krimet cnjerzore, me paramilitaret tuaj si gjate luftes edhe sot ne kohet moderne, Enver Hoxha; me aq sa u ka bere, duket sikur iu ka perkedhelur shume ju o reace e felliqur, pjesa me ordinere e popullit te ndershem e patriot kosovar.
Por edhe kete sjellje te sotme e beni per te ngjallur urrejtje te popullit ndaj kosovareve; por nuk do t’ia arrini o sherbetore te percarjes e urrejtjes kombetare.
Ptu…o rrace e felliqur antishqiptare, ketej e andej kufirit
Nuk u denua asnje se te gjithe u moren ne mbrojte nga pd dhe komunisti sali berisha.
Nje pjese u bene antar te pd,dhe pjesa tjeter ,u dha udhezimi nga ramizi per vazhdimesin e ppsh ne fuqi,dhe te gjithe ishet te ngelen ish dhe te gjithe komunistet te behen pronar dhe milioner….
Dhe keta ja kthyen reston familjes berisha e shpellar duke i mbrojtur per zullymet qe kane ber ne keto 30 vjet.
Me mbro qe te mbroj.
Pse tall bythen saliu me kete popull?
Ky gazetari eshte serb i saliut qe eshte blokqeni o veroooo.
Nga kush prisni që ti dënojë vampirët e së kaluarës? Nga fëmijët e tyre ata që u rriten me të njëjta ide dhe mendime me prindërit e tyre, dhe duket shumë qartë se si e paragjykojnë tjetrin. Ata vazhdojnë akoma më moton “Kush ka mendim të kundërt me ne është armiku jonë”. Këto ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër. Ballista kishte edhe në Greqi, të ashtuquajturit “Gjermanocoladhes” por nuk u kanë bere buste dhe përkujtimore bile është ofendim i madh ti thuash tjetrit “gjermanocolas”. Diktatura 7 vjeçare e kolonelve të zinj të cilët morren pushtetin me forcë ushtarake dhe burgosen kundërshtarët e tyre politike dhe jo popullin e thjeshte qe mund te ish i pakënaqur me veprën e tyre. Drejtësia greke i dënoi me burgim të përjetshëm dhe shumica e tyre vdiqën në burg se nuk deklaronin të penduar. Ja pra ku është ndryshimi i shteteve dhe popujve, bëni krahsimin vetë. Prandaj bota ecën përpara se zbaton ligjet dhe nuk i shkon ndërmend kujt që të shkelë ligjin se e di cfar e pret.
Po vete te perndjekurit cfare bejne?….sic bashkepunuan me sigurimin, bashkepunuan edhe me komunistin fanatik(UDB) Berisha. Nuk ishin te zote baballaret e tyre te frenonin komunizmin ne kohen e tyre, po keshtu bijte e tyre qe i shperfytyroj Enveri me shoke, nuk ishin ne gjendje te merrnin pozicionin qe ju takonte ne “demokraci”. Pra nuk ja ka fajin njeri. E vetmja gje qe mund ti kenaq eshte “Certifikata e te perndjekurit” si letrat e dikurshme te lavderimit.
Cipini ,shume i sakte komenti yt
Ish komunistat me te degjeneruar e antikombetare qe kan penetru ne kohe te Enverit me poshtersina , perseri kan zene vendet kryesore dhe kyçe qe i bene gjemben popullit atehere dhe tash 30 vjete ku po ja pine gjakun . Do jap vetem nje shembull, kemi Sali Berishen ku me metoda nga me te poshtrat ju afrua familjes Hoxha duke jua futur sa krahu kujdo we mund ti dilte para . Eshte Dali Berisha qe kur propozohej per ndonje kuader ti jepej ndonje mase e lehte ky ishte ai qe vendoste per masa shume te renda per ata qe benin gabime fare te vogla , ndersa ky si sekretar organizate i P.P.SH. qe ka qene , propozonte per denim dhe internim . Ja ky edhe sot ne te ashtuquajtur demokraci e vodhi kete popull , e dogji kete vend dhe beri edhe krime kunder njerezimit shiti gjithe pasurine kombetare te vendit dhe nuk denohet se nuk te le Amerika e Rajerson kriminelit ku te dy jane emru nga Beogradi .
Shume sakte z.Robelli!
Dua te te kujtoj nje varg te perpunuar nga nje kenge qe i kendohej atij vagabondit te Gjitrokastres.
NE ME DhEMBE E HAME BARUTIN
TE GjIThE TE HAME MUTIN
S’ke cpret nga komunistet antikomuniste.Po e Havel.
PO PSE NUKE NA FLISNI PER FAMILJEN E XHELIL GJONIT .KU ESHTE SOTE I BIRI I TIJE GJIN GJONI ?????? AI ESHTE KRAHE PER KRAHE ME SALIUN ,ILIRIN ,DHE PO VAZHDONE PRAPE ATE RRUGE QE NDOGJI I ATI PORE ME NJE NDRYSHIM .I ATI VRISTE NJERZE TE PAFAJSHEM ,NDERSA I BIRI PO VJEDHE NJERZIT E PAFAJSHEM .DHE POPULLI PRETE QE TE DENOHEN . E KANE KTHYER SHQIPRINE NE PRONEN E TYRE .SI PRONA E SURRELIT ,GJIRIT TE LALZIT,DHE AJO E KOKDHIMES QE I BIRI BERI SKANDALIN E MADHE ME MILIARDERIN SPANJOLLE SE IKU PA PAGUAR.
DO TE VIJE DITA QE DO KERKONI GARANCI ,SICE PO E KERKON FLORIRI,PORE DO JETE TEPER VONE. SI KETA ZOTRINJE KA SHUME NE PERIUDHEN E TRANZICIONIT. E KEQJA ME E MADHE E SHQIPTAREVE KA ARDHUR NGA VETE SHQIPTARET ME NJERI _TJETRIN. PERCA E SUNDO ISHTE TEORIA EDHE E SALI BERISHES,KESHTU PO VAZHDON EDHE EDI. KY NDRYSHE FLETE E NDRYSHE VEPRON.
Z.Robelli!
Dikur 45vjet me pare Spartak Ngjela pasi kish degjuar mendime e iluzione nga djali ikryeministrit te atehershem (nje djale pozitiv),i thote me plot gojen:Ndigjo Ladi!Po s’mohove te t’ate,asnje hap s’ke per te bere perpara.
TE VEZHTIRE JANE GJITHANDEJ JETAT KANE KUPTIM TE CDO LLOJI SIPERORE ESHTE MREKULLI SHPETIMTAR ECJE PERPARA ME U REHATU NGA MBRAPA .JETA E KOHEVE KA QENE PER NJE ZHVILLIM PER TE PASUR HORIZONT DREJTUS PER TE SHKALLUAR VRAVEN E MBESHTJELL NE KLLAPAT QERUS . ASPEKTE