Ish-ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, ka përfunduar në faqet kryesore të mediave italiane.
Kjo, pas një romance me një skenariste të Rai TV, 41- vjeçaren Valentina Pizzale, e cila është arrestuar.
Sequi ka pasur një marrëdhënie me të dy vite më parë, por ka vendosur t’i japë fund.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Pizzales, e cila e përndiqte me mesazhe.
“Do të shkatërroj”, i shkruante ajo, ish-ambasadorit të BE në Tiranë, që aktualisht është shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm italian. Luigi Di Maio.
Kjo gjë ka bërë që çështja të përfundojë në polici dhe Pizzale të arrestohet.
Gjithsesi, ajo më pas është lënë në arrest shtëpie dhe do të procedohet penalisht në këtë gjëndje.
Sipas hetuesve, diplomati dhe skenaristja kishin patur një marrëdhënie në vitin 2017, por Sequi ishte tërhequr për mungesë interesi për të vazhduar lidhjen.
Nga ai moment, 63-vjeçari ka qenë preh e kërcënimeve të gruas, me mesazhe telefonike por edhe duke e ndjekur.
Pas disa tentativave për të rregulluar situatën në mënyrë paqësore, ambasadorit nuk i mbeti rrugë tjetër, veçse denoncimi i gruas që e persekutonte.
Sequi është një nga diplomatët e huaj më të pranishëm në Shqipëri.
Pas eksperience të parë si zëvendës ambasador italian, nga prilli i vitit 2000 deri në dhjetorin e vitit 2004, Sequi u rikthye në Tiranë në vitin 2011 deri në 2014, si ambasador i BE.
(TemA)
na dolle i forte more gjino haaaaaa
Ai nuk eshte Gjino por gjyshi Gjinos o zoteri
e keni bo i çik lomsh ju te temes…kjo e fotos 5 eshte aktore e njohur italiane(Valentina Lodovini) e nuk ka lidhje me kete artikull. Kujdes se ju hudh ne gjyq ?
Amon mer tej ,
po cila eshte ajo “femen” qi pallon kte Topolino-n e Sardegne-s !!!!!!!!!!!!!!!!!!