Pandeli Majko: Një votë kushton nga 50-100 euro, ja pse i kemi afruar "të fortët" në PS

4 Tetor 2019, 18:05Politika TEMA

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e pranoi hapur në emisionin “Top Talk” në Top Channel se votat në Shqipëri janë blerë edhe për 100 euro. Ai komentoi edhe “të fortët e PS” që dolën në përgjimet e “Bild”, duke theksuar se kjo sjellje ka ardhur si kundër-reagim.

“Ti mendon se në Shqipëri njerëzit nuk e dinë se sa herë është shitur vota, sa herë blerë vota dhe sa herë është vjedhur vota?!”,- iu drejtua ministri Majko gazetarit Denis Dyrnjaja.

“E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dhe e dinin të gjithë. Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë.

Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion. Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet janë blerë në Shqipëri. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, u shpreh Majko.

Sa i përket reformës zgjedhore, Majko theksoi se fillimisht duhet një negociatë brenda opozitës se çfarë kërkohet, më pas të ulen në tryezë me mazhorancën.

“Ne kemi një opozitë që ka një problem të madh me veten. Duhet të heqë inferioritetin se mos dikush u thotë pse po uleni në dialog me Partinë Socialiste. E kemi vuajtur edhe ne kur ka qenë Sali Berisha. Nuk po ndodh për herë të parë kjo histori.

Edhe në Partinë Socialiste ishte nam i madh po të uleshe me Sali berishën në tavolinë a thua se ishte gogoli ai dhe do të kafshonte e do ngordhje. Politika kërkon negociatë dhe kjo kulturë politike ekziston në partitë shqiptare.

Marrëveshja që e ngacmon ndërgjegjen e PD-së është marrëveshja e post-çadrës. Tani ky është kompleksi… Nuk ka “fajin e ke ti, fajin e kam unë”, do ulesh në tavolinë me atë tjetrin.

Është kthyer politika në histori metaforash dhe nuk arrin të kuptosh nëse ke të bësh me batutat e Portokallisë apo me politikanë që po diskutojnë të ardhmen e vendit.

Të dyja palët duhet të ulen. Do diskutojnë sistemin zgjedhor, do e pranojnë, nuk do e ndryshojnë. Ajo që më shqetëson mua është nëse opozita ka një opinion solid përballë mazhorancës.

Edhe ndryshime kushtetuese nëse palët bien dakord.

Kemi PD-në që thotë detaje teknike, kemi edhe partitë e tjera që thonë ndryshim të sistemit. Tani do ulemi të flasim për detaje teknike apo për ndryshim të sistemit? PD dhe opozita duhet ta ndajnë këtë punë? Edhe kështu edhe ashtu.

Në esencë, përpara se të kemi dialog midis mazhorancës dhe opozitës, kam përshtypjen se duhet negociatë brenda opozitës.

Një parti që ndodhet në pozicion të vështirë duhet të kthejë kokën edhe nga precedentët që ka krijuar vetë në histori dhe të mos ngelet i goxhuar në një status qou që asaj nuk i bën mirë dhe as ambientit politik të përgjithshëm nuk i bën mirë.

Kjo negociatë kërkon një mënyrë jo tradicionale të sjelluri.”

21 komente në “Pandeli Majko: Një votë kushton nga 50-100 euro, ja pse i kemi afruar “të fortët” në PS”

  1. juristi says:

    KY rrodhi shume shpejt ,gjynah me keput shpirtin kjo gjendje e shendetit mendor te tij

  2. PANDELI MAJKO ,KRYMISTER I RADHES says:

    ZOTI PANDELI JE KRYEMINISTRI ME I MIRE NE TROJET SHQIPTARE ,DHE PO KANDITOVE PER KRYEMINSTER UNE DHE FAMILJA IME E KE VOTEN E GARANTUAR

    1. Pantera says:

      Politikan qe sberi asnje dit pune si profesinist , apo cfare ka studiuar, pa asnje pervoje ne jete , eshte nga ata qe i pyet cfare profesioni ke ??? Une ???? Politikan ………kjo per prolog , kurse sa per deshiren e madhe qe ke ta votosh familjarisht , perkthehet si menyra direkte e zgjedhjeve nga baza , ku ky karierist i semure me votat tuaja nuk fiton as si roje tek porta e parlamentit dhe jo me deputet ……..

      1. E verteta says:

        Nuk i heq asnje presje komentit tend Pantera. Majko nje parazit qe lepiu byth sa mundi te jete ne nje pune qe nuk ia ka haberin dhe qe nuk ka asnje lidhje me edukimin qe ka mare ne shkollen qe ka bere. Ai duhet te beje me shume zhurme se askush tjeter per votat e emigranteve por rri dhe perulet ne varesi se cfare thote Rama.

      2. Petrakis says:

        Me fal, po cfare pune ka Rama perpara se ti hynte politikes, piktor poshte urave?!!

  3. koburja says:

    Te gjithe kerkojne reforme te re zgjedhore por asnje nuk eshte per ndryshim, u pelqen me mire kjo qe eshte se po te jete per votim direkt nga populli asnje prej tyre nuk fiton.

  4. Stalker says:

    Si eshte e mundur qe njerez te till ordiner kane 30 vjet qe vegjetojne dhe hane buken e fukarait

  5. Genti says:

    Z. Pandeli
    Nuk e di se c’fare e shkakton konfuizonin e intervistes me siper. Po ja adresoj gazetarit se nuk do me pelqente te ishit ju ngaterrestari.
    Nje gje nuk po e kuptoj : kaq e veshtire eshte te vihen pikat mbi I kur c’fare ka ndodhur me zgjedhjet qe nga 91 e deri tani e dine dhe femijet ?
    Pse nuk e thoni qarte paster dhe sic eshte qe , Sali krimineli eshte personi i pare pergjegjes per ideimin dhe zhvillimin e korrupsionit zgjedhor.
    Ky i ndjekur me perkimeri nga Like hajduti.

  6. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Panteli trelathikes,islamiket e PD-se duhet te perfundojne ne qeli[per gjithe krimet dhe gabitjet] e ti kakaris per………”konsulta” e ”ulje ne tavoline”!!!!!!
    rrot [email protected],suniti kriminel e ka vendin ne keli,ndersa i ”miri”[nese mund te kete te tille] jashte portes……………..ksipnaaaaaaa Panteliiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!

  7. Loni says:

    Adoleshenti perjetshem……pa lidhje..pra more te fortet dhe i vodhe…si tanket me Elidonin

  8. Popull says:

    Ky gjithmone ka qene aq palle sa cuditesh si nuk ka aderuar ne PD! Sic duket PS e ka marr per te larguar syrin e keq.

  9. Turp te vije ,
    qeke shdruar ne paliaco .
    Nuk jan kto bla bla bla-te qe duhet te degjoj ky popull sot,
    i derrmuar nga zhgenjimet e politikarve si ty .
    Te pafytre .

  10. ppa says:

    Po ik more trap=politikan , bashke me D.Bushatin, shkoni bisedoni me Bashen; e ke bere nje here , kur se bashku me Meten takuat Berishen pas grushtit te shtetit 98…ti me budallallekun tend ishe thjeshte vegel e Metes kunder F. Nanos !

  11. sadna babul ka bidai says:

    PSE DUHET TE BLIHEN VOTA ESHTE PERSONELVE TE NJERI PAS TJETRIT ,KORRUPSIONI ESHTE VARTESI INTERES QE NE TE VERTET JANE THJESHTE ZBRASTESIT E NJE KARRIKE KUSH MUND TE VLEJ APO JO .MENDIMI IM QE CDO KUSH PO SHIKOJNE PER ME SHUME MLLEF PER SECILIN PER QEFIN MBLEDHES PER ZHGRAB JO SHUME NJERZOR PER QEF DASHURI POPULL ” OSE SHTYPES JENI TE GJITHE PER NJE BUKURI VESHJE APO NJE SIGURI JETESES JETES ME .
    SA KEMI SHIKU ME SHUME QYTETET PO KALBESOJNE NJE MOS RESPEKTI NDAJ NJERIT TJETRIT DUHET CDO KUSH QE SHKRUAJNE DUHET TE KENE KUJDES KUR MARIN VOTAT PUNOJNE ME SHUME PA NIVEL SESA NE NIVEL ME KEQKUPTIM APO PAKEQKUPTIM JETOJME SI KOHERAT SIKUR PO PERBYSET ME TE VERTET BOTA . CDO AUTORITET
    LE PAS NJE HAP TE SUKSESSHME SI PER CDO QYTET QE KA NJE HORIZON TE BUKUR JETESE .ASPEKTE .

  12. Lasgushi says:

    Ky përveç se është një nga tre të besuarit e Sali Berishës në PS.Është dhe sher budalla,është pak debil,dembel klasik,që i është ngjitur si shushunja PS.me vite dhe vazhdon ti pijë gjakun asaj.

  13. - says:

    pandeli detyra qe te ka caktuar qeveria eshte te meresh me ceshtjet e diaspores,emigracionit,,.. emigrantet shqiptare jan te vetmit ne bote qe i ka munguar dhe i mungon mbeshtetja nga shteti ame per te drejta e tyre .

  14. Ar2r says:

    Pandeliu eshte rrot kari,shpreson te behet kryeminister

  15. kujtimi says:

    Ky eshte debil komplet. Nuk e imagjinoj pse mbahet akoma ne qeveri ky lloje injoranti.

  16. lori says:

    O Pandi mbete gjith jeten as mish as peshk, je idjot komplet, ta bo mire gruaja qe te rref por ti nuk ze men se ske…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje