Partia Demokratike ka reaguar për praninë e zëvendëskryeministrit Erion Braçe në seancën gjyqësore ku u dha masa e arrestit për drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.
Braçe akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen në fjalë”.
“Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vetting-un për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij”, tha Enkelejd Alibeaj në emër të PD.
“Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga zëvendëskryeministri Erjon Braҁe.
Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion”, tha Alibeaj.
Sipas Alibeajt, Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë.
“Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën”, tha Alibeaj.
Partia Demokratike bëri thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Ramës dhe Braçes, “për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend”.
“Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin”, shtoi Alibeaj.
Saktë dhe thellësisht korrekt! Sundimi i Edi Ramës i ngjan një tepsie me byrek, përbërësit e të cilit janë një grumbull qelbësirllëqesh që ska burrë me dy pare mënd në kokë ta hajë. Rama mundohet me të gjitha mënyrat ta mbulojë me një petë të trashë, por del Braçja dhe si një individ pa mënd në kokë e zbulon përzierjen, duke ja hequr petën, si në këtë rast. Tani që këta po e marin rrokullimën kjo duket shqeto, por ç’ti bësh Sali Berishës, i cili me qëndrimin e tij në politikë bënë ç’ëshë e mundur që socialistët të rrinë në pushtet. Të hesht Berisha dhe të tërhiqet mënjanë duke hequr dorë seriozisht nga politika, pa e sheh mirë Rilindja se çfarë e gjen.
E deri kur do durohet ky kriminel te mbane konferenca shtypi si dikur millosheviqi dhe te shaje e te njollose secilin qe nuk eshte argat i PD- krimit, vertet e quditshme se si drejtesia ne shqiperi vrapon te zbulon çdo Pordh te Rames e te qeverise te file vetem kriminelet si alibeaj e ndiejne,kurse krimet e tij jalonné pa u hetuar,mjer ai qe pret drejtesi nga kriminel si alibeaj.
Dikur,nje akuze te tille me beri dikush kur une ikerkova llogari per detyren e tij…
Ai me akuzoj se,une e sulmoja sepse ai me kishte futur ne burg kusheririn tim te pare.
Une i njihja te gjithe kusherinje e minute pare dhe ate e njihja pornuk hynte ne kete Liste.
Ju ktheva dhe pyeta:
Nga e kam kusheri te pare,nga babaj apo nga mamaja?Nuk medha pergjigje.
Per kuriozitet u interesova.Te parent e min takoheshin para 7 brezash,afersisht para 150 vjeteve…
Edhe ne kete rast,ky punonjesi mund te jete kusheri edhe me kete Alibeaj-n,njesoj dhe me Erioni…???