Rama e përqeshi në emision, Dash Shehi: Jam mësuar, s'më bën përshtypje. Jashtë Europe s'na la rakia

4 Tetor 2019, 15:15Politika TEMA

Dashamir Shehi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e përqeshi këtë të fundit duket thënë se “në vend të dialogut me opozitën kam marrë mbrapsht gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë…”

Kreu i LZHK-së u shpreh për Fax News se nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.

“Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze.

Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre.

 Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash.

Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. 

Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi. (TemA)

5 komente në “Rama e përqeshi në emision, Dash Shehi: Jam mësuar, s’më bën përshtypje. Jashtë Europe s’na la rakia”

  1. lisi says:

    Dash cdo fillim e ka nje fund besoj se ke bere qef keta 30 vite ne politik,mos harro firmat poramidale,mos harro 1997 dhe 98 dash pa brire qe e bete shqiperin xhari, gerdecin & 21 janarin hik merri dhe shoket tu e mos te jua shikojme bojen ne ate vend,fatkeqesia me e madhe se dhe brezat qe vijne do mesojne per bemat tuaja o dash rakia,nuk dua qe as per demet qe i keni sjell vendit mos tu permendim me kaq zi e bete atdheun ju zorbat e PD

  2. Creasy says:

    por mund te na kene lene edhe ata qe pine vetem raki si thua???

  3. Vlesh says:

    Pije, pike me karar, se te bene Zarar!

  4. turi says:

    Lesh, lesh O Dash,..mnj,mnj

  5. Ben says:

    O Dasho,o nivel mizerabel politik,tregohu i zgjuar o pijanec mos repliko,se perseri mufkave ja fut,o maçok lokalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje