Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .
Por nuk është ndalur me kaq. Ai pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.
“Seferi, a i thash mirë? A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.