Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini i lirë të rikthehet në futboll

6 Tetor 2019, 13:20Sport TEMA

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është më në fund i lirë të rikthehet në futboll.

Dënimi i tij 4-vjeçar, për shkeljen e etikës, përfundon javën tjetër, por hetim për korrupsion në lidhje me Kupën e Botës 2022 në Katar, vazhdon.

Ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares së Francës, ishte një nga administratorët më të spikatur të futbollit kur u zgjodh president i UEFA-s në 2007.

Fituesi i tre Topave të Artë, Platini pritej të pasonte Sepp Blatter si president i FIFA-s në 2016, por kjo gjë nuk ndodhi pas skandalit të korrupsionit në të cilin ai u përfshi.

Në qershor të këtij viti Platini u mor në pyetje nga policia franceze antikorrupsion duke hetuar mbi votimin e bërë në vitin 2010 për dhënien e Kupës së Botës 2022, Katarit.

Sipas revistës France Football, në nëntor 2010, në Pallatin Elysee në Paris, u zhvillua një “ takim sekret, midis ish presidentit francez Nicolas Sarkozy, princit të atëhershëm të Katarit (tani Emir) Tamim bin Hamad al-Thani, dhe Platini, i cili në atë kohë ishte edhe presidenti i UEFA-s dhe zëvendëspresident i FIFA-s.

Pak më shumë se një javë më vonë, FIFA votoi Katarin si organizues të Kupës së Botës 2022. Përvec kësaj, francezit iu ndalua përfshirja në botën e futbollit, pasi u akuzuar edhe për marrjen e një pagese prej dy milion franga zvicerane, dhënë nga Blateri në vitin 2011, kur ky i fundit po kërkonte rizgjedhjen si president.

Pagesa kishte të bënte me punën e kryer nga Platini midis periudhës 1999-2002. Të dy u shpallën fajtorë për “ekzekutim abuziv” të fuqive të tyre dhe një konflikt interesi. Platini, tani 64 vjeç, ka luftuar për të pastruar emrin e tij që në fillim.

Ai arriti ta reduktojë pezullimin e tij, nga 8 vite, në 6 e më pas në 4, duke fituar të drejtën të punojë në futboll. Ai mund të fillojë punë të hënën kur edhe skadon pezullimi i tij.

“Do të kthehem. Nuk e di se ku dhe si. Kam pasur shumë oferta për t’u bërë ekspert, në organizimin e Kupave të Evropës dhe të Botës. Por gruaja ime më ka këshilluar të mos kthehem më, të mos e përjetoj të njëjtën dashuri dy herë. Kështu që dyert e mia janë mbyllur tashmë, veçanërisht ato në UEFA”, tha ai.

“Nëse unë do të isha përfshirë në korrupsion, zviceranët dhe amerikanët do të kishin gjetur diçka kohë më parë” – ka thënë Platini për mediet franceze.

1 komente në “Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini i lirë të rikthehet në futboll”

  1. Ciao caro amico Mishel .
    Congratulazione .
    Salutare da me la tua Bella Donna che non si puo abadonare dalla mia memoria .
    Era veramente una Figha (!) stretta & bagnata:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje