Kampionati Kombëtar i basketbollit për femra: Ekipi “Flamurtari” me sponsor të ri

5 Tetor 2019, 13:58Sport TEMA

Në kuadër të Kampionit Kombëtar të basketbollit për femra, sot në javën e parë të kampionatit ekipi basketbollistik i femrave “Flamurtari” nga Vlora, është ndeshur me ekipin e “Kamzës”.

Basketbollistët vlonjatë u shquan për një lojë korrekte dhe efikase, e cila çoi në mbylljen e ndeshjes me fitoren e Flamurtarit me rezultat 139 me 29.

Ndeshja u luajt në Pallatin e Sportit  “Flamurtari” në Vlorë, ndërkaq që Flamurtari u prezantua me një sponsor kryesor  të ri, shoqërinë teknologjike MCN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje