Fitorja në derbi aq më tepër kur Tirana është më lart në renditje, ka rritur pritshmëritë për ndeshjen me Teutën, edhe kjo përballje direkte për kryesimin e Superligës.
“Ishte shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik së pari.
Mendoj se kjo fitore që na bën të kërkojmë vazhdimësinë që në ndeshjen me Teutën.
Ata janë në formë dhe renditen të parët. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë këtë ndeshje.
Kam ndjekur një ndeshje në stadium, por të tjerat i kam parë në video. Unë i ndjek të gjithë kundërshtarët nëpërmjet videove.”
Nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjeve, Lerda ka analizuar durrsakët.
“Teuta është mirë në mesfushë dhe në sulm. Ndaj nesh u mungon një mbrojtës i rëndësishëm. Sa i takon aspektit ofensiv ata janë një skuadër shumë e fortë.”
Në ndeshjet e tjera të javës përballje interesante pritet të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Tiranës. Sipas deklaratave të Administratorit të klubit vlonjat Sinan Idrizi dhe Presidentit të bardhebluve Halili, pankinat janë në rrezik.
Rezultati në këtë takim mund të vendosë fatin e trajnerëve.
Kukësi – Vllaznia është një tjetër ndeshje e rëndësishme. Bylis kryesues viziton Laçin ndërsa Skënderbeu pret Luftëtarin.