Rrëfimi i Ardian Ismajli: Nuk jam penduar që u largova nga Kosova për te luajtur me Shqipërine

4 Tetor 2019, 16:43Sport TEMA

Padyshim që Ardian Ismajli është shndërruar në një lojtar të rëndësishmëm për Kombëtaren shqiptare, por edhe përmes paraqitjeve të skuadra e Hajduk Splitit në kampionatin kroat.

Ai u largua nga Kosova dhe vendosi të luajë për Shqipërinë.

Erdhi si një afrim i ri te kuqezinjtë dhe u mendua se do të donte kohën e zakonshme për t’u përshtatur me grupin, por nuk ndodhi kështu.

Menjëherë mori vendin e titullarit të padiskutueshëm, ndërsa njëkohësisht mund të thuhet se shpesh ka përballuar edhe peshën e prapavijës.

Së fundi në një intervistë për mediat kroate, ai ka treguar se zgjedhja e Kombëtares shqiptare ka rezultuar ajo e duhura dhe nuk ishte aspak gabim.

“Unë zgjodha Shqipërinë dhe nuk e cilësoj si një gabim të bërë. Rëndësi ka që po luaj dhe nuk e shoh problem që ndërrova Shqipërinë më Kosovën. Është gjithçka në rregull. Gjithashtu, kam bërë shumë progres me skuadrën e Hajdukut”, tregoi ndër të tjera Ismajli.

Mbrojtësi 23-vjecar ka mbetur i impresionuar sidomos nga ndeshja e luajtur në Francë me kombëtaren shqiptare:

“Ishte një eksperiencë e madhe për mua që të luaja nën vështrimin e 75.000 tifozëve. Aq sa në një moment mund të them se doja të haja barin. Nëse të gjithë do ishin si mua, do të ishte ndryshe…. Disa lojtarë u impresionuan që në nisjen e ndeshjes.

E pësuam goditjen shumë shpejt dhe ishte e vështirë ta ktheje rezultatin. Nëse shohim statistikat, isha më i miri në atë takim. Të mbulosh lojtarë si Giroud apo Griezman është vërtet e veçantë…”, vijoi kosovari.

Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, mirëpo vetë Ismajli ka një ëndërr, që shpreson ta bëjë realitet sa më shpejt: “Nuk jam tip që bëj plane afatgjata. Kam detyrën të stërvitem dhe të jap më të mirën time. Së pari dua të fitoj titullin me Hajdukun e më pas të luaj në Bundesligën gjermane”, përfundoi 23-vjecari i mbrojtjes së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje