“Hobi, konkurrenca dhe rikthimi në Itali”, Ujkani: Me Kosovën kam vetëm një ëndërr

4 Tetor 2019, 15:15Sport TEMA

Samir Ujkani u largua në ditën e fundit të merkatos së verës nga kampionati turk dhe u rikthye në Itali aty ku u bë pjesë e Torinos.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat italiane ku u ndal te rikthimi në Itali, Kosova dhe hobit që ai ka.

Rikthimi? Më bindi historia, tifozët, skuadra pasi po flasim për një klub të madh. Kur mësova për këtë mundësi, pranova direkt dhe nuk mund të prisja të isha këtu.

Erdha në ditën e fundit këtu dhe e di hierarkinë e portierëve. Në skuadër jemi 25 futbollistë dhe jo vetëm 11.

Ëndrra? Me Kosovën jemi duke bërë diçka historike. U krijuam para 3 vitesh por kemi shansin për t’u kualifikuar në Europian dhe jo është ëndrra. Shpresoj ta kthejmë në realitet.

Hobi? Shijoj kohën me familjen pasi nuk kemi shumë kohë të lirë. E ndjek shumë tenisin, më pëlqen”, u shpreh mes të tjerash Ujkani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje