Totenham nuk është duke kaluar një moment të mirë.
Pas humbjes poshtëruese në Champions League me Bajern Mynih, në media është publikuar një lajm, që mund të trondisë nga themelet klubin.
Sipas mediave rozë britanike, mbrojtësi belg Vertongen, ka një aferë me gruan e shokut të skuadrës, Kristian Eriksen.
Sabrina Kvist ka dy fëmijë me Eriksen, ndërkohë që ky i fundit ka reaguar menjëherë pas këtyre raportimeve, duke i quajtur budallallëqe.
Edhe Vertongen e ka mohuar këtë gjë, dhe në postimin e Eriksen, që e quan budallallëk këtë lajm, ka lënë një zemër si koment për shokun e skuadrës, për të treguar se ata janë shumë miq dhe nuk ka asnjë mundësi që të ketë ndodhur ajo që shkruajnë mediat.
Për momentin palët e mohojnë, por Eriksen ndërkohë ka vendosur të largohet nga Totenhem, mundësisht që në janar.
Dhe, sipas mediave britanike, nuk është çudi që kjo gjë të vijë si pasojë e tradhtisë së gruas së tij me Vertongen.(TemA)
NUKE LATE VENDE PA FUTUR HUNDET JU TE TEMES.PSE I KUSHTONI KAQE VEMENDJE KETYRE LAJMEVE ,KURE NE SHQIPRI EKZISTOJNE KALLE_CENTER QE MERREN ME PROSTITUCION,TRAFIKE,SHITJE E BLERJE ONLAJIN,ME MASHTRIMET E NJERZEVE,
Nuk kalohet jeta pa Variacione ,
or tej ! ?