Claudio Marchisio ka vendosur përfundimisht ti thotë mjaft futbollit të luajtur. Në moshën 33 vjeçare, ish-mesfushori i Juventus vendosi të varë “këpucët në gozhdë” dhe këtë e bëri përmes një conference për shtyp të organizuar në ambientet e klubit të Juventus ku ka kaluar dhe vitet e tija më të mira në karrierë.
“Një vendim i vështirë, kam marrë oferta por nuk mund të jap me atë që doja dhe më duhej ta respektoja veten. Pendimi më i madh? Fitimi i Champions Leaguen me me Juventusin.
Në muajt e fundit kanë mbërritur oferta të rëndësishme, por nëse do të kisha pranuar nuk do të kisha respekt për veten time sepse e dija që nuk mund të jepja gjithçka. Kjo është arsyeja pse arrita në këtë vendim, fitova shumë dhe këto emocione do të mbeten gjithmonë për mua”, ishin fjalët e Claudio Marchisio në konferencën për shtyp.
Tani për ish mesfushorin bardhezi do të fillojë një fazë e re në karrierë, por prapë idetë nuk i ka të qarta.
“Do të marr ca kohë që unë të kuptoj se për çfarë mund të jem i dobishëm në botën e futbollit, nuk përjashtoj asgjë, as rolin e trajnerit”, shtoi Marchisio. (TemA)
I’d made a promise to the kid who dreamt to become a football player. I would have played until I had felt the marvel stepping into the pitch. I wasn’t fulfilling my promise anymore, that’s why I prefer to stop. So, thank you dream, you gave me strength, success and joy! pic.twitter.com/PZ3umLN8mC
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) October 3, 2019