“Të gjithë tifozëve që më priten krahëhapur që kur isha 14 vjeç, duhet t’i jap disa shpjegime”. E nis kështu mesazhin e postuar në rrjetet sociale Lamine Diaby Fadiga, sulmuesi i përjashtuar nga Nice pasi vodhi orën me vlerë 70 mijë euro të shokut të ekipit, Dolberg.
Talenti 18-vjeçar francez kërkon ndjesë dhe shpjegon se e bëri këtë gjest për “xhelozi” nga suksesi i shokut të ekipit. “Pasi kam mbajtur me krenari këtë fanellë, qëndrova gjatë jashtë për shkak dëmtimi dhe rikthimi i tij me ekipin e të rinjve u shënua nga një karton i kuq”.
“Isha mendërisht i tronditur, ndërkohë Kasper Dolberg po shkëlqente në fushë, në vendin që duhet të ishte i imi… Për këtë e kapa me inat ndaj tij, në vend që të luftoja në fushë. E bëra pak për xhelozi, pasi nuk po më konsideronin më!”.
Megjithatë, talenti Fadiga ende nuk ka shpjeguar pse e shiti orën, nëse ishte thjesht xhelozi… Mister!