7 gola nga Bayern, trajneri i Tottenham: Ja si dilet nga kjo situatë!

2 Tetor 2019, 10:04Sport TEMA

Tottenham ka pësuar një humbje të turpshme në shtëpia ndaj Bayern Munich. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e trajnerit Pochettino.

“Nuk kam nevojë për shumë kohë për të shpjeguar se çfarë nuk shkoi mirë. Ishim ok për 30 minuta, por ishim të pafat kur pësuam në minutën e parë të takimit.

Ata ishin cinikë, kur shënuam penalltinë, ishim shumë pranë edhe golit të tretë, por nga minuta e 83 deri 88 pësuam tre gola të tjerë.

Janë gjëra që mund të ndodhin në futboll. Çdo goditje e kundërshtarëve shkoi në rrjetë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe të mërzitur, por duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Është një rezultat i rëndë, por duhet të ecim përpara. Kur pëson një humbje të tillë është e rëndësishme të kundërpërgjigjesh, kjo është mënyra e vetme për t’u rikuperuar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje