Ndahet nga jeta ish-arbitri shqiptar

2 Tetor 2019, 09:28Sport TEMA

Është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Elbasanit, Myrteza Allkja. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit. Allkja e nisi karrierën në vitet 80′, përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit.

“Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjecare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja.

Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë. Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit.

Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në cdo stadium që gjykoi.

Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit.

FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit,” thuhet në njoftimin e FSHF.

1 komente në “Ndahet nga jeta ish-arbitri shqiptar”

  1. Kasemi says:

    U prehsh ne paqe mehallaliu im!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje