Derbi, Refik Halili: Përgjegjës është kompania që mori përsipër ndeshjen. Akt Terrorist? Hetimet provojnë diçka tjetër

1 Tetor 2019, 16:24Sport TEMA

Presidenti i Ekipit të Futbollit Tirana Refik Halili në një rrëfim ekskluziv këtë të martë për Top Talk foli për dhunën që i parapriu derbit me Partizanin këtë të shtunë.

Ai dënoi dhunën dhe u distancua nga ngë një grup tifozësh të papërgjegjshëm sipas tij që po penalizojnë të gjithë imazhin dhe Klubin e Tiranës. Halili iu kundërpërgjigj edhe akuzave të Klubit Partizani që pretendon se në stadium u shmang një akt terrorist.

“Nuk ka asnjë element që të provojë këto pretendime”, thotë kreu i bardhë e bluve.

“Hetimet do të tregojnë se objektet e gjetura që pretendohet se ishin eksploziv, janë thjeshtë tymyese ngjyrë blu të vendosura nga individë që kundërshtojnë vendimin e mëparshëm të klubit të Tiranës që në Stadiumin “Selman Stërmasi” të lejohet të luajë edhe klubi rival  i Partizanit”, tha ai.

Halili ngarkon me përgjegjësi kompaninë që kishte marrë përsipër sigurimin e eventit pasi sipas tij nuk ka kryer siç duhet kontrollin fizik të tifozëve për mjetet dhe parrullat e ndaluara.

“Tirana distancohet nga çdo akt i dhunshëm fizik ose verbal “- tha presidenti i klubit bardhë e blu.

1 komente në “Derbi, Refik Halili: Përgjegjës është kompania që mori përsipër ndeshjen. Akt Terrorist? Hetimet provojnë diçka tjetër”

  1. shqip says:

    Po per banderolen fashiste ke gje per te shtuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje