Klubi i Tiranes ka pezulluar nga detyra drejtorin e stadiumit “Selman Stermasi”, Ksenofon Haskoçela.
Pezullimi i drejtorit Haskoçela ka ardhur pas dhunes qe ndodhi te dielsn para nisjes se derbit te kryeqytetit Tirana-Partizani.
Kujtojme qe para nisjes sd derbit pati nje perleshje të dhunshme brenda stadiumit mes të dyja tifozerive.
Gjate nates, ne sektorin e tifozave te Partizanit ishin hapur tri gropa te cilat ishin mbushur me fishekzjarre dhe kapsolla.
Te trija gropat ishin te lidhura me nje fitil te gjate qe perfundonte ne tribunen perballe ku gjendeshin grupimi ultras bardheblu “Capital Crew”.
Plani ishte qe gjate ndeshjes te ndizej fitili dhe te shperthenin fishekzjarret dhe kapsollat ne sektorin e “Ultras Guerrils”, cka do te sillte te plagosur.
Fatmirësisht pak minuta para ndeshjes njeri nga policat duke ecur eshte penguar nga fitili dhe ka zbuluar te gjithe planin.
Fitili kishte lidhje elektrike, cka do te thote se pas shtypjes se butonit, vinte direkt shperthimi.