Turqi-Shqipëri, biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 700 lekë: Armando Duka në Shqipëri i shet trefishin

2 Tetor 2019, 11:13Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45.

Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte.

Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë).

Më poshtë është pasqyruar harta e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll:

Kjo duket se është një përgjigjie e mirë edhe për drejtorin e Armando Dukës, që deklaronte vetëm pak ditë më parë, se biletat në Shqipëri janë të shtrenjta, pasi futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje