Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.
Risi në këtë listë është kthimi i Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Benjamin Kolollit nga lëndimet.
Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli do të mungojnë edhe në këto ndeshje të Kosovës për shkak të lëndimeve të tyre, ndërsa në Kombëtaren A është kthyer Lirim Kastrati, i cili muaji e kaluar e përfaqësoi Kosovën U-21.
Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”.
