Stadiumi i ri, ja kush janë tre kompanitë e mëdha në garë për emrin e “Arenës Kombëtare”

4 Tetor 2019, 18:26Sport TEMA

Tre kompani të mëdha kanë marrë pjesë deri më tani në ankandin për emrin e stadiumit të ri që është ndërtuar në Tiranë. Deri më tani, Shqiptarja.com mëson se kanë marrë pjesë Bolv Oil, Vodafone dhe Sigal.

“Arena Kombëtare” siç quhet momentalisht do të ketë një tjetër emër. FSHF hapi një ankand në datën 22 korrik për emrin e stadiumit ku ftoi të gjitha ato kompani të interesuara që t’i vinin emrin e tyre stadiumit të ri, të paraqisnin ofertat.

Një proces ky që u shoqërua me debate të shumta më pas por FSHF thotë se arsyet se pse u hap ky ankand janë vetëm financiare pasi stadiumi duhet të mirëmbahet.

Shitja e të drejtave të emrit do të bëhet për një afat minimal prej 5 vitesh dhe çmimi dysheme duhet të jetë 600 mijë euro në vit. Pra cilado kompani që dëshiron t’i vë emrin e saj “Arenës Kombëtare” duhet patjetër të paguajë 3 milionë euro për afat 5-vjeçar.

Në momentin që u hap ankandi Federata sqaronte se kompania duhet të kishte një emër të mirë dhe xhiro prej 10 mln euro në vit.

Në gusht gjatë një interviste për Report Tv Arben Dervishaj anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF deklaronte se kishin shprehur interes kompani të njohur sigurimesh, nafte apo edhe telekomunikacioni gjë kjo që solli reagimin e ashpër të Zv Kryeministrit Erion Braçe që është kundër këtij procesi.

“Arena Kombëtare” do të inaugurohet në 17 nëntor në ndeshjen ndaj Francës të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Pritet që në ceremoninë e inaugurimit të vijnë edhe drejtuesit e futbollit botëror President ii FIFA-s Infantino dhe a ii UEFA-s Ceferin.

Stadiumi ka një kapacitet prej rreth 22 mijë tifozësh dhe është i kushteve më bashkëkohore.  Gjatë ditëve të fundit është testuar edhe impianti i ndriçimit dhe përpara duelit me kampionët e botës do zhvillohet edhe një ndeshje testuese.

10 komente në “Stadiumi i ri, ja kush janë tre kompanitë e mëdha në garë për emrin e “Arenës Kombëtare””

  1. Tarrasi says:

    Do të ishte shumë me” interes ” që edhe emri i Kombëtares të dilte në ankand. I pari i intetesuar do të ishte Erdogani. Kombëtarja të quhej : Jazëk Arnaut !! Kush e di sa lekë do bënte atëherë Fshf ?!
    Kështu ndodh kur ja lë në dorë punët e vendit ca karafilave që dinë vetëm të rrjepin lekë.

    1. Outspoken says:

      Ahahaha ahahaha LOL ???

  2. Gjon says:

    Sali berisha stadium ose [email protected] vicidollit per nder te kulles

  3. tifozi kuq e zi says:

    ja vejm Hamit Matiani se thon qe e ka dash fort futbollin dhe ka qen demokrat i modh , ose esat pash toptani patriot i modh ka qen ,

  4. On says:

    Po mire si i bie…cdo 5 vjet do nderrojme emrin….Sigali te shlyeje demet mos ti beje leket rrush e kumbulla…

  5. mersini says:

    Stadium qe nga jashte duket si barake jevgjish.

  6. nord.al says:

    Nuk thohet ” ja kush jane kompanite ” o injorate kryeqytetas por thohet “ja cilat jane kompanite”. Mesoni shqipen pastaj shkruaJeni.

  7. Baleta says:

    Kto jane idiotizma shqiptare fale edi rames ne gjithe boten stadiumi mer vetem nje here emrin kurse ne shqiperi do nderrohet cdo 5 vjet po pse bashkia e tiranes nuk e mban dot kto jane koncensionet e edi skizofrenit

  8. dod kacinari says:

    Qeka nxef edhe tigri i lagjes. Aman se mos keputesh mish e na merr ne qafe

  9. dini says:

    Ore,po qfare arqitekture kjo more?Kjo i ngjane nje lugati nga jashte nga mbrenda nuk di…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje