Në orën 19:00, zyrtarisht ka përfunduar koha ku qytetarët kanë pasur të drejt të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
KQZ, ka bërë të ditur se në ora 19:30 do të mbajë konferencën e katërt të ditës për medie, ku do të njoftojë për mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në votime.
Dita e zgjedhjeve ka kaluar kryesisht e qetë, me partitë të cilët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje. Sikurse edhe herëve të kaluara, ka pasur persona që janë kapur duke fotografuar votën.
Ndërkaq, KQZ në orën 24:00, mban konferencë për media, për të prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Po fitoi Albin Kurti, e mori dreqi Kosoven dhe Shqiperine se me keq do shkoje. Eshte fashist Beogradi, eshte ai qe kishte pergatitur dhe grupin per djegien e parlamentit shqiptar ne bashkepunim me Sali Berishen dhe Ilir Meten.