Nga Ylli Pata
Albin Kurti nuk e ka herën e parë që është parti e parë, ka ndodhur edhe dy vjet më pare, pas zgjedhjeve të vitit 2017.
Ishte parti e parë dhe normalisht kontrollonte shumicën e Kuvendit të Kosovës, pa shizmën e PSD-së së Shpend Ahmetit.
Por kësaj herë është pak më ndryshe; ka ndodhur një zhvillim shumë i rëndësishëm; partia e trëtë, pra PDK e Kadri Veselit(Hashim Thaçit) ka shpallur qartë e thatë: do të jemi në opozitë.
Në këtë rast Albin Kurti do të jetë 100% alternativë qeverisëse. Ky është ndryshimi i zgjedhjeve të djeshme të Kosovës.
Në fakt ndryshimi e jo vetëm, por e reja, diferenca drastike është Vjosa Osmani, kandidatja-kryeministre e LDK-së, një grua e re e shkolluar, e cila për 5 mijë vota ndoshta nuk bëhet kryeministre, por jo për faj të saj, por për zgjedhje politike.
Ora 23.45, Kadri Veseli bën deklaratën e dytë të PDK-së pas të parës një orë më parë, që shpalli kalimin në opozitë. Një orë më parë PDK shpalli fitoren, çka ishte ndoshta për të motivuar komisionerët, por jo vetëm kaq. Ishte për të motivuar komisionerët që nëse LDK del parti e parë PDK mund të mendonte një koalicion të madh që ka ndodhur në Kosovë që nga viti 2001 pra LDK-PDK.
Nëse LDK do të dilte parti e parë, në qoshe qëndronte Ramush Haradinaj, i cili këtë aleancë e ka bërë që në vitin 2004 dhe që në zonën bastion të tij në Dukagjin e ka aplikuar ose edhe me familjen Rugova më vonë. Por edhe ky variant nuk se ishte i sigurt.
Ramush Haradinaj ka marrë thuajse të njëjtën shifër siç gjithmonë, shto këtu shumën e PSD-së së Ahmetit, pra nga 9 në 11 %. Por nëse në 2017 ishte kingmager këtë radhë është i humbur.
Albin Kurti dhe përkrahësit e Vetëvendosjes kanë luftuar më shumë Ramushin sesa PDK-në e Veselit në fushatë, kryesisht në Prizren, Dukagjin e sidomos në Prishtinë, Llap e Ferizaj.
Pra Ramushi nuk ka avancuar, PDK ka marrë votën e militantëve të saj, ndërsa Vetëvendosje ka rritur paksa përqindjet dhe më e rëndësishmja LDK nuk ka humbur votat rrugës. Me një fjalë ka një votë të qartë pro opozitës apo ndryshimit, çka Mero Baze e shkruante mbrëmë dhe që Albini e Vjosa e shpallën qartë.
Sado të kenë problem Kurti me Osmanin, i pari si fitues e tha qartë se si aleat shikonte LDK-në e asnjë tjetër, pra as Ramushin e normalisht as PDK-në që qartë e shpalli vetën në opozitë. Lista Serbe? Pse? VV dhe LDK bëjnë mbi 62 vota s’kanë fare nevojë jetike për Listën Serbe, që edhe mund ta përfshijnë në koalicion.
Pra qeveria e Kosovës tashmë është e qartë por kush është njeriu që projektohet si Kryeministër i Kosovës?
Është një lojtar politik që në vitin 1997, kur si lider i lëvizjes studentore u emërua si zëdhënës i UÇK-së së bashku me Adem Demaçin. Por ndryshe nga Demaçi, Albini nuk ishte njeriu që merrte mesazhet nga komandantët e vetëm nga shtabi politik i UÇK-së, pra nga Thaçi, zëdhënësi Jakup Krasniqi dhe natyrisht Bajram Kosumi Ministër i Informacionit të qeverisë së përkohshme.
Flasim në vitin 1999 kur Albini me flokë të gjata u burgos në Beograd për të mësuar nga krerët e policisë atje ndonjë të dhënë që djali nga trevat e Malit të Zi nuk ja jepte por nga ana tjetër nuk dinte.
Më pas, pra pas çlirimit themeloi një lëvizje kundër paktit të Ahtisarit, pra kundër Republikës së sotme të Kosovës, madje edhe janë vrarë njerëz për këtë kauzë duke mbështetur bashkimin me Shqipërinë apo Kosovën e plotë pa asnjë pakt që e ndante atë.
Sot ai do të duhet të flasë politikisht për këto kauza. Do të duhet të shprehet jo vetëm për Zubin Potokun, Leposaviçin, dhe Mitrovicën e Veriut, por edhe për marrëveshjet që Prishtina ka firmosur me Beogradin në një proces të gjatë dialogu. Albin Kurti nuk mund të jetë Milorad Dodiku i Republika Serbska-s, që ka aleat Vladimir Putinin, edhe pse kreu i Vetëvendosjes nuk ka thënë asnjë fjalë kundër Moskës apo një përkrahje të qartë për aleancën strategjike me SHBA. Ç’farë ai kërkon si kryeministër dhe si do ta realizojë, kur ka një aleat të mundshëm dukshëm properëndimor si LDK-ja?
Në fakt, zgjedhjet e djeshme të Kosovës sollën një zhvillim edhe më ndryshe nga ç’po del deri më sot. Përse? Sepse Kosova zgjodhi për herë të parë një kandidat për kryeministër që nuk është nga Kosova por nga trevat, siç thoshte Hashim Thaçi për ta sulmuar nga Vladimiri i Malit të zi, përkatësisht nga Ana e Malit apo Nën Shkodrës.
Edhe Musa Ulqinin e kanë sulmuar se është nga Dobrovoda, dikur rivalët e tij e ë janë as më pak e as më shumë por fshatrat shqiptarë të derdhjes së Lumit Buna.
E në këtë aspekt vjen rasti i profesor Rexhep Qoses, ideologut ose mentorit politik të Albin Kurtit, që është në fakt njeriu që katedrën e Albanologjisë së Universitetit të Prishtinës e zotëron prej vitesh por që politikisht ka pasur kufizime, edhe prej aspektit provincial që profesor Qosja nuk është nga Kosova.
Albin Kurti e kaloi këtë kufi. Nuk është kufi i vogël. Ka edhe botues në Prishtinë që nuk punësonin në 2001 gazetarë nga Shqipëria pikërisht prej kufizimit provincial.
Por gjithsesi, përveç “klonit” provincial Albin Kurti ka kaluar një kufi tjetër që është ai i mazhorancës relative të shqiptarëve të Kosovës, por që ende ai nuk ka sjellë për shumicën e shqiptarëve të Kosovës një platformë që do të ushqejë përkrahjen e shumicës absolute.
Albin Kurti ka qenë në një linjë me LDK-në për dy vjet opozitë por në asnjë rast nuk është përqasur në pika thelbësore të qeverisjes apo programit të LDK-së. Mos harrojmë se Kurti ka bombarduar jo vetëm politikisht vendimet e një qeverisjes të LDK-së siç është ajo e Isa Mustafës, në Parlament e në sheshe. Sot Kurtit do t’I duhet të vijë me një platformë qeverisëse apo gjithëpërfshirëse ai nuk e ka sjellë.
Elektorati i Vetëvendosjes aktuale është laraman; nga ai i majtë në shumicë deri në islamistët e thekur siç ndodhi në zgjedhjet komunale të Prizrenit. Nuk mund të bashkëjetojnë teoria e flamurit kuqezi të Skënderbeut me politologun Hysamendin Feraj që Skënderbeun e bën helaq.
Albin Kurti ka në Kosovë militant si Rexhep Selimi që është një hero i Kosovës, përkatësisht pjesë e grupit gueril të Adem Jasharit, deri edhe tek ca njerëz që e quajnë veten edhe turoshakë në Prizren.
Nejse, opozita mbledh shumë elementë por mazhoranca kërkon një platformë më të qartë. Një aleancë më e pritshme siç tha edhe vetë Kurti është ajo me LDK-në e Vjosa Osmanit, dhe ndihmë për këtë e dha edhe deklarata e Veselit, por Albinit do t’i duhet një qëndrim i qartë për çështjet e mëdha siç është dialogu me Serbinë, natyrisht taksa edhe idetë që ai ka.
Koncepti i tij i bashkimit me Shqipërinë ka konsensus të madh në Kosovë, madje edhe në elektoratin e LDK-së, por logjika duhet përkthyer politikisht.
Një Shqipëri e bashkuar me Kosovën nuk e bën vetëm Albini, as vetëm Edi Rama këtu, larg qoftë Ramushi apo Ilir Meta.
Bashkimi është proces që ndodh në kushte të veçanta, megjithatë, Albin Kurti duhet të ketë një opinion për integrimin qoftë me Shqipërinë qoftë me Serbinë. Siç e kishte i ndjeri Rugova, i cili politikën e njihte shumë mirë.
Megjithatë Albin Kurti kaloi vetëm një kufi, falë edhe coming out-it të veselit, atë të liderit që e ka më të lehtë të kërkojë një mazhorancë qeverisëse. Por që ende nuk ka një platformë të qartë sesi do ta drejtojë Kosovën. Pa populizëm, por edhe të menaxhojë një lëvizje që ka brenda një mish-mash zgjedhësish që nga islamistët e deri te marksistët.
Ka një aksiomë për këtë që pushteti është si gjalpi në kuzhinën franceze që zbut shumë përbërës. Por jo të gjithë… Albini deri tani ka bërë vetëm retorikë, tani duhet ti përgjigjet pyetjeve. Dhe me një LDK që është e kundërta ideologjike e Vetëvendosjes nuk e ka shumë lehtë.
prisni mos u nxitoni te shikojme punen qe do bej nese do arrij e behet kryeminister.albini eshte shume kontraditor ne mendime e vendime.shpresojme te jete pjekur.ne shqiperi zgjedhjet behen si ne kosove po ne i kemi n xjerre vete namin e keq nga nje pakice politikanesh pa cipe pa din e pa dinjitet
Artikull i lexueshem e i kuptueshem!Por nje gje do te doja te nenvizoja qe:Per te bere bashkim martesor duhet qe djali me ia lyp cuces,ndonese nuk jam boll i informuem pertej kufirit nese ne kosove ia lyp cuca djalit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ka nje mundesi ky bashkim n.q.se arrihet e u mbushet mendja te dy maleve qe jane vellezer e qe s’kane me u martue por me u bashkue!Nji gja me ben pershtypje e kjofsha i gabuem n.q.se ai quen vellezen Saliun dhe Meten gjithçka e ka te mosbesueme dhe e bane per interes!Kjo ashte edhe nje premtim qe Kurti nuk don me e rishikue taksen qi i ka vu Rrrrrrramushi Serbise e podon me u mbeshtet tek djegjet e kuvendit duke ndihmue ndoshta si ushtria e kryeministrit Bukoshi ,Sali Berishen!Vlen per tu studiuar ky koke qoshe ku ose e ka plot ose e ka me qoshe si ajo shprehja e Anglezeve per shqipetaret ne pergjithesi ku thote:Shqipetaret jane si ai boshti me gunga i maikenes ku nese tenton te drejtosh nje gunge poshte vazhdon gunga tjeter!Nuk ka e s’duhet te kete bashkim me Kosoven de juro,pasi de fakto eshte e bashkueme deri sa Shqiperia te stabilizohet e te ngrihet shteti ligjor,ndryshe do te rikthhemi ne vitet 90 ku do te dalin polit Berishe per me fillue aksionet e hedhjes se shtyllave te tensionit ne ere e ku nuk ka per te njoftun i zoti te birin!
Ato bombat tymuse te albin islamistit do i mar hajredin pasha ramushi dhe do ja fus ne prapanice albinit.
Sa te ulet ne karriken e nxehte te km ky burr me tipare femre ,do ja bej bytha pse pse….
Albini e ka treguar veten deri tani si politikani me me integritet ne trevat shqiptare.
Uroj qe te shpallet kryeminister dhe ta lene te punoje pa I vene sterkembesha, sidomos nga pjestaret e tjere te koalicionit.
Eshte I paster, pra do luftoje korrupsionin dhe sjelle perparim ekonomik, eshte I mencur dhe I qarte politikisht, kembengules e konseguent ne veprimet e tij, cka e bejne edhe nje negociator serioz e te besueshem ne bisedimet me Serbine, te cilat deri tani kane sjelle reabilitimin e Serbise dhe demonizimin e Kosoves.
Sa me shume leshime ti behen Serbise, si deri me tani, aq me shume e rrisin ata presionin dhe kerkesat mbi Kosoven.
Eshte koha qe tu vihet kufiri tek thana, sepse me e interesuar per vazhdimin e bisedimeve eshte Serbia qe se shpejti, ndryshe nga Kosova, pritet te hyje ne Europe.
Nuk na duhet nje njohje nga Serbia e cila gjithsesi e vazhdon lobingun kunder Kosoves, ne kurriz te sovranitetit te vendit, sepse vete Serbia u njoh pas 63 vitesh nga Turqia, e cila ishte per Serbine sic eshte sot Serbia per Kosoven, ne Konferencen e Berlinit 1878, pas humbjes se Turqise ne luften Ruso-Turke.
Pasojat shkatrrimtare ne Shqiperi te drejtuar nga Partia Demokratike me Sali Berishen kan qene me efekte te gjithaneshme te nje bombe atomike qe vrau mbi 13 mije shqiptare shkatrroj totalisht shtetin vodhi e dogji çdo gje vodhi pasurine kombetare te ndermarrjeve ekonomike te kooperativave te ushtrise e te gjithave sektoreve te vendit si dhe shkatrroj fizikisht fabrikat uzinat kombinatet , industrine bujqesine pyjet lumejt . E me pasoja te gjata per tu riparuar shkatrroj gjuhen kulturen familjen pra ate qe nuk kan arrit ta bejne pushtuesit e beri Berisha . E si te mbetet pa shkatrruar edhe institucjoni i zgjedhjeve ku tash 30 vjete vetem nje here jane bere zgjedhje te rregullta futi vjedhjet mashtrimin presionin , blerjet e votave dhe sot kane goje e akuzojne te tjeret per ato qe kan bere vete . Del sot Lul Basha e lavdron ish opoziten kosovare qe fitoj zgjedhjet e mendon se do genjeje popullin gjoja per te fituar efhe tek ne opozita ne 2021 shin , po Levizja Vetvendosja me Albin Kurtin ne krye nuk ka qeveris asnjehere ne Kosove prandaj populli i besoj asaj . Nfersa partija jote more Lul dhe ti i keni shkaktu te gjitha ato qe thashe me lart e si mendon ti qe populli jua fal ate qe ja kani nxire jeten .
Politika e tiranes do ta kete pisk me albinin kryeminister ajo do demaskohet se gjoja bashkimin nuk e duan aleatet tane
Albini do e nxjerre politiken e tiranes ne krah te serbise duke i zbuluar fytyren sepse albini bashkimin e ka ne program qe tani do detyroi partite e shqiperise te shprehen sesi e mendojne dhe a do e respektojne preambulen e kushtetutes se shqiperise
Nuk ju desh tiranes nje qeveri e tille ne pushtet politika jone ishte mesuar ti bente vetem lepe peqe nderkombtareve pa e vrare mendjen fare se ku i dhemb kombit sepse pushteti ne tirane kalonte nga pelqimi i nderkombtareve kurse albini priti gjate per kete pushtet i cili kalon nga populli, nqs ai do ishte si partite e tjera do kishte 10 vjet ne pushtet