Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë, duke nënvizuar opozita doli fituese.
“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.
Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.
Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë”, shkruan Basha.
Ç’lidhje ke ti me Kosovën more legen? Në Kosovë Marin 4 parti nga 20% ndërsa ju bushtrat i ndani votat e partive të tjera
E ça do te thot kjo o idjot funksional,se do mandatohesh dhe Ti?
Po ti ke ne kurriz kater te vrare dhe miljona € te vjedhura,apo kujton se i ka harruar ky popull?
Cudi.S kishte nevoje ti vinin flaken kryeministrise dhe parlamemtit. E sheh idiot qe fuksionon e pa paramilitare.
O Basha ,Kosova zgjodhi te majtet,Kurtin,dhe te rinjte e pakorruptuar,Osmanin.Ti dhe Mona jeni e kunderta ,jeni te dy vetem hajdute te rangut nderkombetar,nuk keni asnje ideal politik apo kombetar ,jeni thjeshte dy bandite qe donit te digjnit Shqiperise per te ruajtur pasurine..Populli i majte ne Shqiperia eshte shumice dhe kurre nuk mund te votoje dy ,,parti,, banda si PD dhe LSI,te drejtuara nga dy zjarrevenes,Berisha dhe Meta.
Vv ka ne program bashkimin kombtar ti cfar ke? Si e mendon elita e pd bashkimin?
A po ti krahasohe me albinin se pergatite dosje per uck dhe me ato akuza serbia po i con ne hage por ai qe ti mendon se te pjek interesi nuk eshte albini por vucici
Mos harro qe albini ka qene dy here ne opozite edhe pse ishte partia me e madhe kjo vetem per ideal , qe nga ana jone e kufirit nuk i njihet kuptimi
Kurr mos ardhte ajo dite qe kjo opozite shqiptare te vi ne fuqi.Manipuluese,mashtruese,destruktive,kriminale ne cdo qelize te saj e pa tjeter me e pafta ne historin e kombit tone