Marrëveshja me Spalettin pezull, një emër i ri për stolin e Milanit!

7 Tetor 2019, 21:05Sport TEMA

Marrëveshja mes Luciano Spalettit dhe Milanit ka ngecur për momentin, pasi italiani nuk po arrin të zgjidh kontratën e tij me Interin, me këta të fundit që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga situata e krijuar.

Ndodhur përpara kësaj çështjeje, drejtuesit e Milanit duket se kanë nisur punën për një tjetër emër.

Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport”, kuqezinjtë kanë në listën e kandidatëve edhe Stefano Piolin.

Në rast të një dështimi për finalizimin e marrëveshjes me Spalettin, Pioli do të ishte kandidati kryesor për stolin e Milanit. Të reja të tjera priten për sa i përket trajnerit të ri të “Djallit”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje