Sipas shumë raportimeve të medieve italiane, Luciano Spalletti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit, sa të arrihet një marrëveshje me Interin.
“SkySport Italia”, “Sportitalia” dhe “Tuttomercatoweb” po raportojnë se ish trajneri i zikaltërve Luçiano Spalletti do të jetë trajner i ri i Milanit.
Kjo marrveshje priter të zyrtarizohet pasi të arrihet një marrëveshje mes trajnerit dhe klubit të Inteeit, pasi ai ka kontratë edhe dy vjet e gjysmë me klubin.
Besohet se marrëveshja do të jetë që 60-vjeçari të marrë pagë edhe gjashtë muaj nga rivali i Milanit.
Nëse ai dëshiron të mbajë deri në fund kontratën, Interi duhet të paguajë 15 milionë euro.
Spalleti do të zëvëndësojë ish-teknikun e Sampdorias, Marco Giampolo, i emëruar këtë sezon në krye të kuqezinjve.
Me drejtimin e Milanit në këtë fillim sezoni Giampolo ka lënë shumë për të dëshiruar në drejtimin e skuadrës, teksa Milani ka arritur të marrë vetëm nëntë pikë nga 21 të mundshme.