E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United është një fije të perit.
Humbja e fundit ndaj Neëcastle i ka hedhur benzinë zjarrit, me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që po mendojnë për pasuesin e norvegjezit.
9 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për një skuadër si Manchester United dhe në orët e ardhshme Solskjaer mund të shkarkohet zyrtarisht.
Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish-trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri, i cili gjatë kësaj periudhe ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze.